Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Stiliano Rushaj
Në dekadën e fundit modeli i demokracive liberale – i pranishëm në të katër anët e botës – po përballet me një krizë ekzistencialiste, atë të përfaqësimit. Partitë tradicionaliste me kahje ideologjike – e majtë/ e djathtë – po zëvendësohen gjithnjë e më shumë me parti populiste pa bosht ideologjik e programor, por vetëm me një synim të pastër pragmatik për të sunduar nëpërmjet pushtetit të votës. E tillë është edhe “Rilindja” e cila erdhi në vitin 2013 me një qasje ideologjike alla Blaire – përtej të majtës e të djathtës – me premtime bombastike thellësisht populiste, por nëpërmjet zgjedhjeve të lira, madje të cilësuara si zgjedhjet më të mira të mbajtura që prej vitit 1991.
Megjithatë ajo çfarë solli në vitet që vijuan ishte një formë qeverisje me tipare klienteliste dhe aspak transparente, të një modeli zhvillimi ekonomik e social të bazuar në partneritetin publik privat (PPP). Afro 3 miliard euro para publike i’u shpërndan subjekteve private, shpesh edhe fantazmë, offshore apo të falsifikuara, madje edhe pa eksperiencën e duhur për shërbime publike të pakërkuara, dhe me një barrë për buxhetin e shtetit që varion nga 12 në 20 vite. Po aq u akorduan edhe për të ashtuquajturën rimëkëmbjen e qendrave urbane, duke favorizuar vetëm njësitë lokalë afër partisë në pushtet, të cilët më pas u lëvronin punë publike në mënyrë klienteliste dhe jo transparente subjekteve me ofertën më të lartë publike thuajse sa limiti i parashikuar.
Ky model zhvillimi ekonomik e social është në fakt në koherencë të plotë me përpjekjen për të rivijëzuar konturet e institucioneve demokratike e kushtetuese të ndërtuara tashmë prej fillimit të viteve '90, duke e gërryer në vend të konsolidojë proçesin e demokratizimit të vendit. Në fillim ishte reforma në drejtësi, ndonëse e mbështetur me mirëbesim nga ndërkombëtarët si një mënyrë për të përshpjetuar arritjen e standardeve europiane në kuadër të integrimit të vendit. Impakti përmbajtësor i saj ka treguar një përdorim politik të sistemit të drejtësisë duke mos prodhuar rezultate të nevojshme për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin qeveritar. Dy ndër parakushtet thelbësore, mospërmbushja e të cilave e bën të papranueshëm vendin për të hapur negociatat për antarësim me BE.
Më pas do të ishte kolapsi kushtetues me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese e cila nuk mund të ushtrojë funksionin e saj kryesor, garantimin e rendit demokratik dhe shtetit të së drejtës brenda kornizës së ligjit themelor të vendit. Në këtë kontekst balanca e pushteteve është e lëkundur, po ashtu edhe vetë funksionimi i institucioneve demokratike. Kjo po sjell pashmangmërisht një përhumbje të demokracisë si frymë shtet-ndërtuese, por dhe si model politik.
Më konkretisht ajo që po vihet re në shumë vende sikundër Shqipëria, është shndërrimi i demokracive që përhumben në proçesin e demokratizimit për tu “rilindur” më pas në diktatura të votës. Disa autorë bashkëkohorë si Lührmann, Lindberg dhe Marshall, evidentojnë se epoka e pas Luftës së Dytë Botërore, e më së shumti ajo e zhvillimeve të mëdha politike që pasuan vitet '90është epoka e “Kompleksitetit”. Zhvillimi i vrullshëm dhe transformimet në mjetet e prodhimit, nevoja jetësore gjithnjë e në rritje si dhe ndryshimet klimatike po na përballin me një epokë thellësisht komplekse. Tashmë regjimet klasike demokratike dhe ato thellësisht autokratike, po dominohemi nga një lloji i tretë regjimi – nga “anokracitë”.
Ky model zhvillohet kryesisht në vendet që kanë një të kaluar diktatoriale dhe një tranzicion të vështirë demokratizimi. Në dukje mund të shfaqen si demokraci pasi ndryshe nga autokracitë, ato instalohen me votë të lirë. Por me kalimin e kohës liderët politikë për të fuqizuar dhe tejzgjatur mandatin e tyre zbehin funksionim demokratik të institucione duke përhumbur kësisoj vetë demokracinë.
Referencën e duhur për të kuptuar zbehjen e demokracisë e gjejmë pikërisht tek libri “Si vdes një demokraci” (2018) e dy studiues amerikanë Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt. Ata përshkruajnë hollësisht mënyrën se si liderë politikë të zgjedhur më votë të lirë nisin të zbehin procesin demokratik në mënyrë që të fuqizojnë pushtetin e tyre. “Gjithçka nis me legjitimimin e kësaj gërryrjeje të demokracisë. Shpesh duke u miratuar nga parlamentet apo të konfirmuara nga gjykata një propagandë shumëdimensionale krijohet për të ashtuquajturën “përmirësim të demokracisë” duke bërë psh. “drejtësinë më efikase”, “duke luftuar korrupsionin” apo “përmirësuar procesin zgjedhor”.
Më pas tentohet të kontrollohet apo ushtrohet dominim të plotë ndaj medias dhe opinionit publik. “Edhe pse ka një një numër botimesh të çfarëdolloji, mediat kryesore blihen ose i kërkohet të përdorin vetë-çensurim i opinionit të tyre. Ndonëse komentatorë, gazetarë, njerëz publikë, qoftë dhe qytetarë, mund të kritikojnë qeverinë dhe qeverisjen, shpesh ata e gjejnë veten më pas duke u përballur me probleme juridike ose financiare. Të tjerë që do vazhdojnë të denoncojnë abuzimet e pushtetit do ta gjejnë veten të shkarkuar apo të mënjanuar si alarmues të rremë.”
Në këtë mënyrë pushteti anokratik krijon shpërqëndrimin e opinionit publik. Qytetarët nuk janë menjëherë në gjendje të kuptojnë situatën në të cilën ndodhet vendi. Madje shumë prej tyre mendojnë se janë duke jetuar në një demokraci funksionale me sfida të përditshme. Kështu gërryerja e demokracisë vijon pashmangshmërisht, ndonëse e paperceptueshme për disa.
Megjithatë qëllimi përfundimtar nuk është përmbysja e vrullshme e rendit demokratik dhe shtetit të së drejtës me zëvendësimin e diktaturës dhe pushtetit të fortë. Në anokracitë – që po përhapen me shpejtësi kudo – liderët autokratë nuk i shfuqizojnë kushtetutat, mbajnë nominalisht institucionet demokratike, madje dhe njerëzit mund të votojnë, por në fakt ato gërryejnë substancën e demokracisë.
Këto janë diktaturat e votës. Regjimet ku përhumbet demokracia duke u zëvendësuar me një lloj të ri rendesh “purifikuese”, anokracitë. Mënyra për t'u përballur me to nis me të kuptuarit se si ato u krijuan. Rikthimi te vlerat dhe normat demokratike duhet të udhëheqë dhe bëjë bashkë liderët politikë me vetëdije të lartë qytetare, por dhe qytetarë të angazhuar, komentatorë e njerëz publik. Ndryshe, polarizimi i skajshëm politik, etik dhe social do të thellojë zbehjen e demokracisë duke e bërë atë të shuhet një ditë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38