Flash News

KRYESORE

“Dikur “flinte gjumë”, sot po i lë të gjithë pa gjumë”, për kë e ka Nard Ndoka

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar lidhur me përgjimet dhe provat e fundit të publikuara nga PD, për të vërtetuar akuzat se vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj është dënuar dënuar në Itali për trafik droge dhe se nga 2012-ta kur është dënuar nga drejtësia italiane nuk ka kryer asnjë ditë burg.

Në një postim në facebook, Ndoka shkruan një koment të shkurtër lidhur me këtë situatë, duke i dhënë mbështetje kreut të PD, Lulzim Basha.

“Luli që “flinte gjumë”, po i len të gjithë pa gjumë!”, shkruan Ndoka, ndërsa poston edhe një foto të tij me kreun e PD, Basha.

Pas reagimeve nga PS se audiopërgjimi nuk është real, dje PD publikoi me zë dhe figurë deklaratën e dëshmitarit X, i njohur tashmë si Albert Veliu.

Me këtë reagim, Ndoka me siguri ka dashur të tregojë edhe një herë se pozitat e qeverisë janë lëkundur që pas publikimit të provave nga opozita se ministri i Brendshëm është përfshirë në këtë çështje, kryesisht duke i dhënë të vëllait, Agron Xhafaj mbështetje politike. Ky i fuhndit dy ditë më parë u vetëdorëzua te autoritetet italiane.

Të fundit