Flash News

KRYESORE

Dikur ishte shpresa e madhe e Kombëtares, sot debutoi me ekipin amator në Gjermani

Dikur ishte shpresa e madhe e Kombëtares, sot debutoi me ekipin amator

Ishte data 7 shtator 2012. Ekipi kuqezi po përgatitej të luante ndeshjen e parë kundër Qipros në Tiranë për kaulifikueset e Botërorit “Afrikë e Jugut 2014”, e cila u fitua 3:1 nga kuqezinjtë.

Pjesë e formacionit titullarë të publikuar nga trajneri De Biazi ishte edhe mesfushori Alban Meha, i cili në atë kohë u thirr me shumë bujë dhe u konsiderua shpresa e madhe e Kombëtares, një pauses i denjë i Ervin Skelës.

Gjerat në vazhdim nuk shkuan aspak ashtu siç priteshin. Lënia në stol nga De Biazi dhe më pas mungesa e ftesës për djaloshin nga Mitrovica bënë që ai të tërhiqej i zhgënjyer nga ekipi përfaqësues në gusht të 2016.

Edhe te përfaqësuesja e Kosovës, mesfushori u përballë me të njëjtat probleme dhe aty nuk u ftua më nga trajneri Albert Bunjaki, i cili u shpreh për mediat se Meha është një lojtarë që nuk di të repsektojë rregullat e grupit.

Që prej asaj kohe, karriera e ‘snajperit’ mori tatëpjetën aq sa këtë fundjavë debutoi me ekipin amator gjerman të Elversbergut në Kategorinë e Katërt, pas disa eksperiencave jo të suksesshme në Turqi dhe Jordani.

Ndoshta karakteri posesiv i tij, ndoshta mungesa e fatit e shndërruan 32-vjeçarin nga një yll në ngritje në një futbollist amator.

Të fundit