Flash News

KRYESORE

"Dikur ka qenë fansja ime", çfarë thotë Orgesa Zaimi për Encën

Këngëtarja Orgesa Zaimi ishte e ftuar në “Një kat më lartë” me moderator Ermal Peçi ku ka folur për projektet e saj dhe eksperiencën në Festivalin e Këngës.

Orgesa ndër të tjera është bërë edhe pjesë e lojërave të këtij emisioni. Ajo ka përzgjedhur rastësisht emrat e disa artistëve dhe ka folur në lidhje me ta. Enca ishte një ndër artistët për të cilën Orgesa tha se suksesi i saj vjen edhe si pasojë e stafit të mirë menaxheria që Enca ka.

Ajo deklaroi edhe se dikur Haxhia ishte fansja e saj dhe se i shkruante dhe e uronte vazhdimisht.

“Enca ka një fat që ka një staf menaxherial shumë të mirë. Mendoj se ka punuar shumë që të ketë këtë sukses, vëmendje komerçiale. Nuk e kam dëgjuar live” –tha Orgesa.

Ajo tregoi se dikur Enca i shkruante shpesh madje edhe e uronte.

“Ka qenë fansja e ime dhe e Kejsit në Eurovision 2009. Na shkruante, na uronte..” .

Ermali e pyeti duke i thënë nëse kjo vazhdonte të ndodhte dhe tani.

“Ka qene e vogël atehere, kur u rrit, ndryshoi. Enca nese na shikon: Suksese!”-përfundoi këngëtarja.

 

 

Të fundit