Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dikur lexoja në banjë, sepse aq dhoma kishim. Autografin më të çmuar e kam nga Robert Shvarc
ÇFARE PO LEXON JONILA GODOLE
Jonilda Godole, është pedagoge, shkrimtare dhe gazetare. E ka filluar nga kjo e fundit dhe në të dikur ka qenë e para. Më vonë, ndoshta pamjaftueshmëria, apo mos ndoshta mbingopja, e ka shtyrë drejt studimeve dhe një jete në Gjermani. E kthyer dhe e ndërruar, por jo e shndërruar, ajo jep mësim në Universitetin e Tiranës, shkruan letërsi dhe është e angazhuar me një think tank konservator, i përqendruar kryesisht te tema e kujtesës.
- Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…
- Një fjalor gjermanisht-shqip dhe shqip-gjermanisht nga Louis Arbana botim i vitit 1905, në Vjenë dhe Lajpcig (Hartleben Verlag).
- Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Nga autori më shumë. Edhe kur nuk e njoh autorin, por më intereson tema, marr një “rekomandim” nga kritikat e botuara letrare apo shkencore për veprën, dhe lexoj disa faqe para se ta zgjedh.
- I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Më shumë se dy të tretat. Pjesën tjetër ose vetëm e kam shfletuar, ose nuk e kam përfunduar. Në përgjithësi, librat që më interesojnë i lexoj menjëherë. Më qëllon të mos kënaqem me ndonjë libër të sapoblerë dhe e heq mënjanë, për t’i dhënë një shans të dytë në një moment tjetër.
-Libri i parë që keni lexuar…
“Luftë me aspirina” një poemë humoristike, kur akoma nuk kisha mbushur 5 vjeç.
-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Vepra e plotë e Shekspirit në anglisht, blerë gjatë vizitës sime të parë në Gjermani në 1997-ën.
- Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnaziste apo studente?
Me shumë pak shokë e shoqe deri në gjimnaz. Në fakultet ndryshoi disi, por ende sot libri dhe leximi kanë qenë dhe mbeten pasioni im më i madh, kënaqësinë e të cilit më pëlqen ta ndaj me veten.
-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Në Sarandë po, në Gramsh nuk më kujtohet, ndërsa kartat e bibliotekës në Tiranë dhe në Frankfurt ekzistojnë akoma në ndonjë sirtar.
- A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Gjatë studimeve në Gjermani e kam kuptuar se çdo të thotë bibliotekë dhe uroj që biblioteka kombëtare në Tiranë të transformohet katërcipërisht dhe të jetë më miqësore për dashamirët e librave.
- I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?
“Vëllezërit Karamazov“ më duket se ia kam marrë dikujt nga viti 1995/1996, para se të largohesha nga Shqipëria. Nga ana tjetër, dikush nuk më ka kthyer prej dekadash “Konti i Montekristos”, por le ta mbajë si kujtim.
- Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Nuk nxjerr asnjëherë nga shtëpia libra të rëndësishëm, për askënd.
-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni ndonjë titull dhe si i siguronit?
Libri i parë i ndaluar që kam lexuar ishte në moshën 12 vjeç, “Ura e psherëtimave”, e “vodha” nga rafti i bibliotekës së komshinjve dhe e ktheva më vonë fshehurazi. Erotika ishte minimale, por për kohën të emociononte mjaftueshëm. Një vit më vonë, punonjësja e bibliotekës në Sarandë, kur nuk pati më çfarë të më jepte për të lexuar, një pasdreke më uli në një tavolinë në fund të sallës dhe më zgjati fshehurazi një broshurë të vogël të shtypur në makinë shkrimi, pa titull sipër. Teksti ishte në një shqipe të vështirë për mua, në dialekt verior që e njihnim nga Mjeda. Por historia që trajtonte ishte sa prekëse, aq edhe çapkëne, dhe nuk po e kuptoja pse nuk mund ta blija në librari dhe pse nuk e lexonim dot në shkollë. Ngaqë nuk kisha me kë të flisja për librin, më mbeti enigmë, e kopjova një ditë tjetër me shkrimin tim dhe gati e mësova përmendsh. Më vonë zbulova se ishte “Kumbulla përtej murit” nga Ernest Koliqi, të cilin edhe sot e kësaj dite e mbaj për një nga prozatorët më të mirë shqiptarë.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Libra më dhurojnë familjarë apo miq shumë të afërt që i njohin preferencat e mia. Nuk mjafton të jetë autori bestseller. Qasja e secilit ndaj librit mbetet personale dhe sa më shumë kalojnë vitet, aq më i vështirë bëhet “ç'edukimi” i shijeve.
- Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Lexoj në të gjitha pozicionet që keni përmendur dhe disa të tjera… J Në tryezën e punës lexoj vetëm kur jam në proces përkthimi apo studimi të një teme.
-A lexoni në banjë?
Jo. Para 1990–ës kam qenë e detyruar të lexoja dhe mësoja aty, kur jetonim si familje me 6 persona në një apartament një dhomë e një kuzhinë, dhe banja ishte vendi i vetëm ku mund të futeshe dhe mbyllje derën.
-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Në gjermanisht dhe anglisht, kryesisht.
-Mbani shënime kur lexoni?
Në faqen e fundit të librit me laps. Gjërat më të rëndësishme, përsiatje që mund të më duhen për diçka tjetër i hedh në bllokun e shënimeve ose në laptop.
-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?
Proza. Dhe kur një autor më pëlqen ia lexoj të gjithë veprën. Për poezinë kam një qasje shumë personale e orientuar më shumë drejt mendimit sesa drejt poetikës së vargut në vetvete. Rilke ka mendim të fuqishëm dhe stilistikë të jashtëzakonshme. Nga poetët shqiptarë Lleshanaku më pëlqen, Teferiçi, Çoçoli.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Leximi është diçka individuale dhe nuk mund të jepen receta për këtë. Por nga ana tjetër, me kalimin e shekujve veprat e disa shkrimtarëve kanë hyrë në “kujtesën botërore” pavarësisht kulturës dhe qytetërimit, ku ata jetuan. Pra, duket se ka diçka unike në përmbajtjen që emetojnë. Homer, Dante, Servantes, Shekspir, Gëte, Tolstoi, Hygo, Dostojevski, Th. Mann, Melville, Joyce, Kafka, Musil, për të ardhur te Hesse, Woolf, Borges, Kadare, Arendt, Munro etj.
- A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Vepra e Kafkës, mbase.
-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?
“Fausti” i Gëtes, “Kështjella” ose “Procesi” i Kafkës dhe “Hamleti” i Shekspirit – përmbajnë gjithë temat më të rëndësishme të njerëzimit.
- Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisn shpesh…
Nuk ka të bëjë me librat, është më shumë një mantra personale: Nesër është një ditë e re!
- Na thoni një varg të preferuar poezie…
„Trennen wollten wir uns? wähnten es gut und klug? / Da wirs taten, warum schröckte, wie Mord, die Tat? / Ach! wir kennen uns wenig, / Denn es waltet ein Gott in uns“
Friedrich Hölderlin, Der Abschied (Lamtumira)
Përkthimi në këtë rast, i shkëputur nga konteksti, do të dukej shumë patetik - pak a shumë në qendër është një dashuri e parealizuar dhe befas çifti kupton sa e pamundur është të shkrihen/njihen plotësisht me njëri-tjetrin një burrë dhe një grua, ku secili mbetet i pamjaftueshëm për tjetrin, dhe i mjaftueshëm vetëm për Zotin që „sundon“ secilin prej nesh.
-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Mbase Mefistofel është më realisti.
- Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Shumë autografe kam nga autorë brenda dhe jashtë vendit. Më të çmuarit janë ato që kam nga miku im Robert Shvarc, një zotëri dhe njeri i rrallë. Në një nga dedikimet e tij shkruante: “Të më kujtosh, kur të më kullosë mushka mbi kokë”.
- Çfarë po lexoni?
Sapo fillova vëllimin e dytë të një biografie (të autorizuar) mbi jetën personale dhe politike të Margaret Thatcher shkruar nga Charles Moore. Ngjitja në politikë e një gruaje në Europën konservatore do të ishte e pamundur pa zotësinë individuale, oratorinë brilante dhe aftësinë e lidershipit për të vënë gishtin fort mbi plagë, kur të gjitha palët mund të mjaftoheshin me konsensusin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38