Flash News

KRYESORE

Dikur në krah të kryetarit, sot Bregu dhe Patozi në rreshtin e dytë

Majlinda Bregu e Astrit Patozi janë ulur në fund të sallës në selinë e PD-së gjatë një mbledhje të zhvilluar me aletatët e vegjël. Të dy janë mbështetur në një stol tek muri, ndërsa Albina Deda, Ervin Salianji e demokratë të tjerë të rinj janë ulur në mes të tryezës. 

Dikur i shihnim krah kryetarit në tryezat e grupit parlamentar, por në këtë mbledhje të sotme në selinë e Partisë Demokratike, ata shfaqen në cep.

Bëhet fjalë për mbledhjen e PD me partitë e vogla aleate, ku shihet Dashamri Shehi që duket sikur i thotë, ‘Majlinda, po ti nuke ke vendin aty” dhe deputetja i kthehet me një të qeshur, pasi sic thotë ajo pas arritjes së marrëveshjes, ka ‘dy ditë që qesh”. Të dy këta deputetë të PD­së kanë qenë ata që kanë kundërshtuar bojkotin e Parlamentit që iu bë për 3 muaj nga PD bashkë me aleatët e vegjël.  

Të fundit