Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Dikur partnerë biznesi, Ori Nebijaj fton Renato Mekollin në Wake Up. Shefi: Ti fatkeqësisht nuk e di
Ori Nebijaj dhe Renato Mekolli më herët kanë qenë partnerë të një restoranti. Ndërsa Ori iu përqëndrua totalisht Top Channel-it, shefi i guzhinës Renato vijon të menaxhojë dhe punojë në restorantin e tij.
Por tashmë, “Masterchef” Renato do të rikthehet në Top Channel me një “reality-show” që mban emrin “Hell’s Kitchen”.
Ky program është një nga më të njohurit në të gjithë botën në fushën e gastronomisë dhe numëron 17 sezone të suksesshme në Amerikë. Ky “reality-shoë” zhvillohet mes dy skuadrave, konkurrentët e të cilëve jetojnë në të njëjtën shtëpi.
E pyetur nga moderatorja Ori Nebijaj nëse i mungon ekrani, Mekollli u shpreh, “Nuk me mungon ekrani, por menaxhimi i punës time në ekran”.
Bazuar në spotin e emisionit të ri ku Renato shfaqet me sy të kuq, Isli i drejtohet: “Duket sikur do kesh rolin e diallit”.
Renato: Nuk është se duket por të gjithë shefat janë pak djall në kuzhinë. Pë ata që më njohin…
Ori Nebijaj: Unë nuk e di (qesh)
Renato Mekolli: Ti fatkeqesisht nuk e di…. (qesh) është një format i egër, nuk ka përkëdhelje. Sepse ku fillojnë klientët që rezervojnë duan që të hanë shumë mirë. Skuadrat do të përballem me njëra-tjetrën.
Kujtojmë që të shumta qenë thashethemet e prishjes së partneritetit mes Orit dhe Renatos. Ishte vetë ai që u shpreh se është impulsiv në kuzhinë, shkak për të cilën u bë dhe prishja e raporteve të tyre asokohe. Por siç duket tashmë ata nuk mbajnë inate me njëri-tjetrin.