Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dikush duhet t'i thotë 'boll ma!' zhvatjes së Veriut dhe Shqipërisë
Gjergj Meta
Ndërsa lëviz nëpër dioqezën ku Zoti ka dashur të jem, dhe dioqeza e Rrëshenit përfshin jo vetëm Mirditën, por edhe Dibrën, Bulqizën, Klosin dhe Matin, më vijnë shumë mendime. Është areali që ka mbajtur mbi supe shumë histori. Është areali i dokumentit të parë të gjuhës shqipe, i Formulës së Pagëzimit. Është hapësira e njërës prej rezistencave më të mëdhaja ndaj hordhive turke si në Dibër ashtu edhe në Mirditë. Nuk mund të harrojmë se në Mirditë mbeti i paprekur jo vetëm besimi katolik, por edhe organizimi juridik dhe identiteti arbëror. Këtu kanë qenë dioqezat e lashta të Lisit (Lisiense), të Stefanikisë (Stefanense), Abacia e Oroshit, të cilat ishin nën emërtimin e madh të dioqezave arbanense, sufragane të Metropolisë së Durrësit. Me shumë gjasa, sikurse dëshmon varri i gjetur në Suç të Matit, këtu krishtërimi është në shekullin e tretë ose të katërt së paku. Është një zonë ende e paeksploruar për qytetërimin e saj të lashtë që sigurisht shkon deri në kohën e Maqedonisë parasllave të Aleksandrit të madh.
E megjithatë këtu nuk dua të bëj histori për të cilën do të kemi kohë të merremi. Këtu dua të vajtoj se çka shohin sytë e mi sa herë shkel në malet e Mirditës, të Lurës, Matit e Dibrës.
Komunizmi i shfrytëzoi nëntokën Mirditës, Matit e Dibrës e nuk i dha asgjë në këmbim, por i la trashëgim vetëm varfërinë. Ende sot Bulqiza shfrytëzohet nga të pasurit e Tiranës ndërkohë që banorët e saj janë më të varfërit në Shqipëri. Po ashtu miniera e Spaçit e aty nuk ka më banorë.
Por komunizmi të paktën la mbitokën, la pyjet e prrojet. E pasi ujku i kuq iku, mbetën çakejtë e zinj që në vitet '90 prenë pyjet e sot shumë prej pasanikëve të Tiranës, Durrësit, Lezhës janë pasuruar me pyjet e prera të Mirditës, Lurës, Dibrës, Matit e kështu me rradhë e nuk i dhanë asgjë mbrpasht këtyre zonave. Tani sheh male shkretë që dikur kishin lisa të lartë, florë e faunë e shumë jetë në to. Dikur nanat mallkonin: t’përpjektë Zoti me lisa t’malit, por sot kjo fjalë nuk ka më vlerë, se lisat janë bërë shkurre.
E megjithatë as kjo nuk mjaftoi. Tani që mbaruan të gjitha, mbetën koncesionet e lumenjve, prrojeve e gjithçkaje hidrike. Edhe shiut, madje edhe borës po ia drejtojnë shtegun që kur të shkrijë të prodhojë energji për të pasurit e Tiranës e të Stambollit. Kështu u bë me Fanin, të madhin e të voglin, kështu po bëhet me Urakën e bukur që përshkon krejt Selitën për t’u bashkuar me Mat. Lejet e koncesionet vazhojnë të jepen në emër të partneritetit publik privat. Uraka me mrekullitë e saj, që hyn e del nga toka për të mos u ndalur kurrë, tashmë po pëson fatin e Lumit Fan e të shumë lumenjve të tjerë nëpër Shqipëri. Ka mbetur thonë Radika e Dibrës, por nuk e di edhe sa do ta mbrojnë dibranët. Një namë tjetër ka qenë motit: blefsh ujin që pin. Kur ujin ta marrin me përdhuni e me koncesion, nuk të mbetet vetëm se ta blesh.
E megjithatë asnjë centimeter rrugë (përjashto rrugën e Bukmirës) në fshatra, përmirësim të jetesës së njerëzve në zonat rurale, por vetëm e përsëri varfëri e dëshirë për të ikur nga këto vende të bukura që në fakt të bukura janë vetëm në fotot e kohës.
Një ditë natyra do të rebelohet. Të parin rebelim e ka bërë se ka nxjerrë jashtë faunën, shpendët e qiellit e kafshët e tokës e po nxjerr dalëngadalë edhe njerëzit që janë aty. Sot në një portal thuhej se janë disa bashki që po shkojnë drejt shuarjes. Është e besueshme. Nuk u gjet në atë listë asnjë nga bashkitë e dioqezës së Rrëshenit, por aty aty janë edhe ato. E përse e gjitha kjo? Nga varfëria.
Ky proces zhvatje duket se është i pakthyeshëm, sepse interesat janë më të mëdha se sa ndjeshmëria për natyrën, familjet e varfëra dhe banorët e zonës. Prandaj sot më shumë se kurrë duhet një strategji kundër varfërisë e sidomos një aleancë kundër dëmitimit të natyrës që është ushqimi ynë, frymëmarrja jonë. Para se të rebelohet natyra me ne, të rebelohemi ne me ata që vazhdojnë të prishin tokën e nëntokën, ta shfrytëzojnë atë vetëm për veten e tyre në mënyrë të padrejtë pa u dhënë asgjë njerëzve që banojnë aty me shekuj e shekuj, dhe sidomos komunitetit. Duhet dikush të thotë: boll ma!
Nuk mund të zhfrytëzosh Fanin, Urakën, Radikën etj., pa menduar se ata njerëz që banojnë brigjeve të tyre ia kanë ndjerë zhurmën me shekuj e shekuj, janë larë në to e kanë marrë jetë prej tyre. Këto njerëz e komunitete duhet të jenë partnerë, familje për familje, duhet të jenë ortakë, sepse janë në të tyren.
*Imzot Gjergj Meta është Arqipeshkv i Dioqezës së Rrëshenit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38