Flash News

KRYESORE

“Dikush ka ardhur t’ju takojë”, kush e priste Berishën pas kuintave në emisionin e Blendi Fevziut

Në mbyllje të emisionit, gazetari Blendi Fevziu paralajmëroi ish-kryeministrin Sali Berisha se pas emisionit është dikush që po priste ta takonte.

Berisha u rikthye mbrëmë në ‘Opinion’ pas pesë vitesh, ndërsa në fund të emisionit Berisha u takua me një minator nga Bulqiza.

Bëhet fjalë për Ramazanin, i cili ishte pjesë e emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, bashkë me Fevziun disa muaj më parë.

Minatori i pati shprehur gazetarit dëshirën që të ishte edhe ai prezent, kur të ftuar të kishte Sali Berishën. Si duket, Fevziu e përmbushi premtimin e tij dhe në fund të emisionit, Ramazani është takuar me Berishën, madje kanë biseduar pr pak minuta dhe kanë realizuar disa foto së bashku.

Të fundit