All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Dikush kishte temperaturë në familje”, Nano-Ramës: A e keni bërë testin për Covid-19?

“Dikush kishte temperaturë në familje”, Nano-Ramës: A
All - Paragraf - 1

Ndonëse për kryeministrin Edi Rama tashmë kryefjala e ditës është situata e shkaktuar nga Covid-19, virusi që po shkakton mijëra të vdekur në mbarë botën, shpesh herë është pyetur se a i është nënshtruar testit për të kuptuar nëse është prekur ose jo nga coronavirus-i.

All - Paragraf - 3

Gjatë një interviste me Skype me Mustafa Nanon në ‘Provokacija’, Rama mohoi të ketë kryer testin.

“Unë pata një testim në familjen time. Dikush kishte temperaturë dhe u detyrova që edhe unë të bëj testin për të cilin rezultova negativ. Po ju, a keni bërë ndonjë testim?”, pyeti Nano.

“Jo. Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka coronavirusin. Që do të thotë se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka”, u përgjigj Rama, ndërsa Nano përmendi rastin e Boris Johnson që sipas tij ‘edhe kryeministrat e vendeve të mëdha mund të infektohen’.

“Shumica e kanë bërë”, tha Rama.

Të fundit