Flash News

KRYESORE

“Dil nga vila dhe merr vendimet e duhura”, Pampuri-Ramës: Mos mbyll farmacitë, janë jetike

“Dil nga vila dhe merr vendimet e duhura”, Pampuri-Ramës: Mos

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri nëpërmjet një statusi në rrjtete sociale, i kërkon Kryeministrit Edi Rama që farmacitë të mos mbyllen. Duke shprehur mbështetjen për masat kundër koronavirusit, Pampuri shprehet se “faramcitë ofrojnë shërbim jetik për qytetarët, shpesh të përafërta për nga rezultati me shërbimin e urgjencës. Ato nuk mund të mbahen mbyllur dhe as nuk mund të veprojnë me orare të reduktuara”, thotë ish-deputetja demokrate.

Sipas saj “vendimet kaotike personale të Edi Ramës provojnë edhe njëherë paaftësinë e Qeverisë për menaxhimin siç duhet të situatës. Kjo është treguar qartë tek ndryshime 6 herë i rregullave të lëvizjes në vetëm 11 ditë. Atë që thotë paradite, e ndryshon pasdite. Improvizimet nuk shërbejnë në këtë situate”, shprehet Pampuri.

Pampuri shprehet më tej se “situatat emergjente kërkojnë veprime të matura, të përgjegjshme, të qarta dhe jo kaotike. Qytetarët duhet të mësohen me rregullat, që ti respektojnë ato me përpikmëri dhe pa panik. Në këtë situatë nuk duhen vendime që merren aty për aty, por vendime të mirëmenduara dhe pas një analize profesionale të ekspertëve të fushës. Ndryshimi i shpeshtë i kufizimeve të lëvizjes është joproduktiv dhe të gjithë pamë që solli grumbullime masive të njerëzve në rrugë”.

Ndaj ajo ka një thirrje drejtuar kryeministrit: “Edi Rama dil nga vila dhe merr vendimet e duhura afatgjata në konsultim me ekspertët. Konsultimi me vetveten, i mbyllur në shtëpi dhe jashtë realitetit, nuk është aftësi, por papërgjegjshmëri”, shprehet Pampuri.

https://www.facebook.com/1233619088/posts/10216764712890191/?d=n

Të fundit