Flash News

KRYESORE

Dilan Çiçek Deniz lë pas "emrat e mëdhenj", e para në listën e aktoreve më të kërkuara

Dilan Çiçek Deniz lë pas "emrat e
Aktorja e njohur turke  Dilan Çiçek Deniz është kthyer në një nga aktoret më të kërkuara. Ajo ka lënë pas emrat "big" (të mëdhenj) të kinematografisë turke. Në Shqipëri e në gjitha vendet e botës ajo është bërë e njohur me rolin e "Senës" në serialin “Çukur” dhe tanimë fama e saj edhe është vlerësuar. Aktorja 25-vjeçare është renditur e para në listën e IMDb, një ëebsite-n mbi informacionet që lidhen me filmat e serialet.
 
View this post on Instagram
 

Leyla 💜 #YarınaTekBilet #OneWayToTomorrow

A post shared by Dilan Çiçek Deniz (@dilandeniz) on

Dilan Çiçek Deniz ka lënë pas edhe aktore të mëdha si Tuba Buyukustun apo Ayça Aysin Turan dhe Hande Erçel. Por edhe aktorë shumë të famshëm si Can Yaman. Në listën e aktorëve më të kërkuar në vendin e dytë është Metin Akdulger, në vend të tretë Can Yaman, në vend të katërt Ayça Aysin Turan dhe në vend të pestë Tuba Buyukustun.
 
View this post on Instagram
 

Serserilik. 🤟

A post shared by Dilan Çiçek Deniz (@dilandeniz) on

Kujtojmë që Dilan Çiçek Deniz e cila u rendit e para në këtë listë u bë shumë e famshme edhe me pjesëmarrjen e saj në filmin suedez “How to stop a wedding”

Të fundit