‘Dimër migjenian në shkollat e Dibrës’, ish-deputeti i shqetësuar: Nxënësit marrin dru me vete nga shtëpia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, përmes një shënimi në Facebook denoncon kushtet e shkollave në qarkun e Dibrës.

Duke postuar edhe një deklaratë të tijën për mediat, Gjunkshi shprehet se institucionet e arsimit janë pa ngrohje, ndërsa nxënësit detyrohen të marrin dru me vete nga shtëpitë.

Më tej ish-deputeti thotë se transporti i nxënësve nuk kryhet, dhe prindërit nuk kompesohen edhe pse i sjellin vetë fëmijët me furgonat e fshatrave.

Denoncimi i ish-deputetit

“Reforma arsimore , dhe “dimri” Migjenian në shkollat e Dibrës !

Dibra pa asnjë centimetër borë , dhe arsimi ne kolaps …
Shkollat pa ngrohje …
Nxënësit marrin dru zjarri me vete nga shtepia…
Prej një muaji mesimi zhvillohet me orë të reduktuara 30 minuta…
Transporti i nxënësve nuk kryhet, dhe prindërit nuk kompesohen edhe pse i sjellin vetë me furgonat e fshatrave …”, shkruan Gjunkshi në Facebook, bashkangjitur deklaratën me video.