Dinamika e atentatit ndaj prokurorit në Durrës, autorët ishin në dijeni për lëvizjen e makinës

Prokurori Arjan Ndoj po udhëtonte në makinë me shoferin e tij, si edhe me mikun e vet, Aleksandër Laho në momentin kur drejt tyre u qëllua me plumba. Por si rrodhi ngjarja?
Report Tv mëson se prokurori bashkë me dy miqtë e tij sapo ishin duke zbritur nga Shkozeti, ndërsa autorët kishin informacione të sakta për lëvizjen e tij duke i bërë pritë dhe qëlluar tetë herë me kallashnikov makinën e tij.

Dyshohet se atentati erdhi për shkak të detyrës. Po ashtu emri i Ndoj është i lakuar edhe nga politika, ku së fundmi u sulmua nga qeveria edhe për rastin e shkarkimit të ish-kreut të Kadastrës Liridon Pula. Policia nga ana e saj njofton se po punon për ndalimin e personave përgjegjës për ngjarjen.

Fotot/ Në makinë me problematikun e Sukthit, kush është miku i ngushtë i prokurorit

Pamjet nga ngjarja në Durrës/ Të plagosurit dhe Arjan Ndoj nxirren nga makina nga persona të rastit

Ndoji në makinë me shoferin dhe një mik, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Iu bë atentat në Durrës, si e dhjetëfishoi në katër vite pasurinë prokurori Arjan Ndoj