Flash News

KRYESORE

Dinastia "Schmeichel", historia e Premier Leagues shkruhet nga babë e bir

Dinastia "Schmeichel", historia e Premier Leagues shkruhet nga

Leicesteri fitoi mbrëme me rezultatin 0-9 kundër Southamptonit. Një rezultat që barazon më të thellin në historinë e Premier Leagues dhe vendos rekordin e më shumë golave të shënuar jashtëfushe. Një risi e bukur është fakti se familja Schmeichel ka patur fatin e mirë të jetë pjesë e këtyre rekordeve.

Kasper Schmeichel ishte dje në portën e Leicesterit me shiritin e kapitenit në krah. Ai ishte spektaktor i rezultatit fantastik të ekipit të tij dhe e shijoi shumë fitoren e çmendur. Në krahun tjetër, babai Peter, ka shijuar po ashtu një fitore me diferencë prej 9 golash.

Danezi i madh ka mbrojtur portën e Manchester United në fitoren 9-0 kundër Ipswich në "Old Trafford" në vitin 1995. Një rastësi e bukur dhe mjaft e veçantë e familjes daneze që ka nxjerrë dy portierë fantastikë.

https://twitter.com/premierleague/status/1187847577632423936?s=20

Të fundit