Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgilius
Ka të ngjarë se shumëkujt që mund të rastisë e t’i lexojë këto radhë t’i duket një absurditet dilema që shtrojmë në krye të këtij shkrimi. Dhe jo pa të drejtë; edhe mua, para pak kohësh, as që do të më kishte shkuar ndër mend ta shtroja këtë pyetje, të paktën jo në këtë formë. Afërmendsh në situata të kësillojshme, kur trusnia e mbijetesës është më e fortë se gjithçka tjetër, jeta merr përparësi dhe shumëzon me zero çdo gjë. Bukur fort! Jeta jonë, e të afërmve tanë, jeta e çdo qenieje njerëzore në përgjithësi është e vyer dhe mjaft e rëndësishme, por, jo gjithçka!
Para disa kohësh në të përditshmen e njohur të gadishullit të Apenineve “Corriere della Sera” u botua një shkrim i kryetarit të parlamentit gjerman Wolfgang Schäuble, i cili, duke shtjelluar temën e luftës kundër koronavirusit dhe masat e marra nga qeveritë e vendeve europiane, e konsideronte “një gabim absolut dhënien përparësi ruajtjes së jetëve njerëzore”, duke qenë se, sipas tij, ajo që ka peshë e vlerë është “dinjiteti” i qenies njerëzore, garancia që duhet të ofrojnë qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike për ta gëzuar atë pa cenuar të drejtat themelore; pa qenë nevoja t’i rendisim këtu se tanimë i dinë edhe nxënësit e shkollave ashtu siç presupozohet ta kenë mësuar e dinë edhe tabelën e shumëzimit.
Sigurisht, nuk është e thënë të jesh në një mendje me Schäuble’n dhe as me mua që e sjell këtu mendimin e tij. Por sado kontrovers të duket në pamje të parë ky gjykim, po ta këqyrësh më nga afër e, ç’është më e rëndësishme, ta bluash sadopak, do të vësh re se e ka një thelb racional. Dhe pikërisht ky thelb shërben për të kumbuar si një këmbanë që paralajmëron për një rrezik, hipotetik ose jo (sic!) që mbartin me vete situata të këtilla dhe masat e jashtëzakonshme që i shoqërojnë ato, për të mirë ose për të keq. Nënshtresat e thënies së politikanit gjerman janë më të thella dhe më elokuente nga ç’mund të ngjajnë nga një vështrim i hedhur përciptazi, siç na qëllon të bëjmë shpesh, dhe me të drejtë, me deklarata politikanësh që flasin atëherë kur duhet heshtur dhe e kyçin gojën atëherë kur duhet të flasin. Ajo që ai nuk e shpreh në mënyrë eksplicite, por që lexohet qartë mes rreshtash është se, vdekja nuk është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një njeriu, atëherë kur jeta nuk është në gjendje t’i ofrojë më shumë se beneficin e marrjes frymë, pra të të vegjetuarit. Dhe arsyetimi nuk mbaron këtu! Kur njerëzit për të cilët ai ka votuar dhe i ka zgjedhur ta qeverisin falë atij sistemi që quhet demokraci përfaqësuese nuk janë në gjendje t’i ofrojnë punë, atëherë jeta e tij nuk ka dinjitet. Dhe ultima ratio, kur qeveritarët e zgjedhur përmes asaj që quhet votë e lirë i njohin të drejtë vetes që në emër të jetës ta privojnë nga liria, atëherë atij nuk i mbetet hiçgjë.
Ma merr mendja se Schäuble, ashtu si shkruesi i këtyre radhëve, e ka shkuar një pjesë të jetës, rininë, nën diktaturë. Kushdo që e ka përjetuar e di mjaft mirë se diktaturat totalitariste ta njohin me pashë të drejtën e jetesës – “Njeriu është kapitali më i çmuar!”, a ka slogan më ironik se ky! – por, kurrsesi, të jetosh me dinjitet e i lirë. Këto të fundit njeriu ishte i shtrënguar t’i flijonte në lterin e jetës me çdo çmim! Pra, në fund të këtyre radhëve, më lejoni ta shtroj edhe një herë dikotominë e kreut: Dinjitet apo jetë: nga t’ia mbajmë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38