Flash News

KRYESORE

Diplo “i dashuruar” pas Erës, i bën kërkesë publike në Instagram

Era Istrefi është këngëtarja më e përfolur e momentit dhe sigurisht që për këtë rol ka kënga e Botërorit “Live it Up”. Bashkëpunimi me Will Smith dhe Nicky Jam i ka dhënë një rrugë tjetër karrierës saj dhe me siguri shumë shpejt projektet e reja do e ngjisin akoma më lart këngëtaren shqiptare nga Kosova.

Duket se nga sharmi e talenti i Erës është “tunduar” dhe producenti i famshëm Diplo, i cili është dhe producenti i këngës “Live it up”. Thuajse në çdo postim të sajin në Instagram, Diplo komenton emoji me zemra.

Ai e ka pyetur nëse është në Xhamajka por Era i ka kthyer që nuk është por definitivisht do kthehet sërish.

Kjo mund të jetë dhe një ‘lojë’ nga ana e të dyve për të qenë në qendër të mediave por kushedi, ndonje dashuri e re mund të jetë duke lindur.

Të fundit