Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Diplomatët shqiptarë konfirmojnë emrat e 3 shteteve që mund të bllokojnë hapjen e negociatave
Janë tre shtete që mund të vendosin veton dhe të bllokojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Bëhet fjalë për Gjermaninë dhe Francën, dy vendet lider në BE, dhe për Hollandën, kryeministri së cilës ka shprehur sërish rezerva jo vetëm për Tiranën, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Është media amerikano-europiane, Politico.eu që citon diplomatët shqiptarë: “Diplomatët shqiptarë thonë se kanë identifikuar Francën dhe Gjermaninë, fuqitë më të mëdha të BE-së, dhe Hollandën, si vende që duhet të kenë me vete për të marrë vendim pozitiv nga Këshilli.”
Ky citim është publikuar brenda artikullit ku ndodhet edhe prononcimi i kryeministrit Edi Rama.
Më 30 janar, Politiko.al publikoi një artikull ku renditeshin 6 shtete potenciale për të vendosur veton ndaj Shqipërisë: Gjermania, Franca, Hollanda, Spanja, Belgjika dhe Danimarka. Danezët ishin të parët që dolën nga “grupi” duke dhënë mbështetje për hapjen e negociatave, ndërkohë që i njëjti miratim është dhënë sot edhe nga Belgjika, gjatë takimit të dy kryeministrave.
Përveç Gjermanisë, Francës dhe Hollandës, i paqartë mbetet pozicioni i Madridit ndaj Tiranës, por së fundmi spanjollët kanë hyrë në një kurs të ashpër përplasjesh me Prishtinën, duke kundërshtuar pjesëmarrjen e Kosovës në samitet dhe takimet e BE-së, ndërsa Shqipëria ka preferuar të qëndrojë në heshtje përballë kësaj situate.