Flash News

KRYESORE

Diplomati amerikan: Diskutime Tiranë-Beograd për Kosovën? Është e papërshtatshme për Shqipërinë

Diplomati amerikan: Diskutime Tiranë-Beograd për Kosovën?

“Kosova dhe ndërhyrja amerikane në vitet ’90 prodhoi një ekperiment me të vërtetë të shkëlqyer me demokracinë, që mundi ta ndryshojë me themel rajonin”, thotë në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ Ambasadori amerikan James Pardew, i cili në fund të viteve 1990 ishte i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin.

I pyetur për idenë e ndarjes së Kosovës dhe diskutimeve për këtë midis Beogradit dhe Prishtinës, Pardew thekson se është e papërshtatshme për Shqipërinë që të përfshihet në çështjet e Kosovës që lidhen me Serbinë.

“Kjo nuk më duket realiste. Para së gjithash, kryeqyteti i Kosovës është Prishtina, jo Tirana. Do të thoja se është e papërshtatshme për Shqipërinë që të përfshihet në Kosovë për një çështje që lidhet me Serbinë. Serbia duhet të negociojë me qeverinë e ligjshme në Prishtinë. Për mua kjo tingëllon shqetësuese; nuk më duket realiste të ndodhin këto; Serbia duhet të bëhet realiste për Kosovën dhe statusin e saj. Mbi të gjitha, mbi 100 vende e kanë njohur Kosovën, është një punë e kryer, si një vend sovran dhe ky është fakt, unë mendoj se Serbia veçse dëmton veten duke e zvarrisur këtë, duke shkaktuar probleme, ndoshta edhe në emër të Moskës; dua të them se nuk e ndihmon Serbinë që të vazhdojë të shkaktojë probleme dhe të përhapë ide kundërproduktive, siç është negocimi me dikë për të ardhmen e një pale të tretë. Kjo nuk është realiste”, është shprehur diplomati amerikan.

Të tjera nga 10 vjetori i Pavarësisë:

10 vjet Pavarësi; ‘Newborn’në Prishtinë merr pamjen e re

Shqetësime shtetërore apo hatërmbetje personale? Tallja e Ramës dhe Haradinajt kritikohet në Prishtinë dhe Tiranë

Të fundit