Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Diplomati gjerman: Vuçiç e di që nuk do ta marrë më kurrë Kosovën
Konferenca, negociata, në fund luftë. Diplomati i njohur gjerman Geert-Hinrich Ahrens negociatori kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë në vitet 90-të rrëfen në një intervistë për ‘Deutsche Welle’ kujtimet personale për një kohë të trazuar.
Zoti Ahrens, ju ishit nga shtatori 1991 deri në mars 1996 negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, në kohën e luftës në Kosovë ju ishit në Shkup për problemet e refugjatëve - 20 vite kanë kaluar ndërkohë, çfarë ju bie ndër mend kur e kujtoni këtë kohë?
Së pari Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo që quhej më parë Bashkësia Europiane (BE e sotme, shën.red) nuk ia kishin idenë e Jugosllavisë. Ministri i Jashtëm i Luxemburgut, Poss thoshte atëherë, „kjo është ora e Europës", por ata nuk ishin të përgatitur për një situatë të tillë. Kjo u pa në të dyja Konferencat e Jugosllavisë. Nga viti 1991-1996 isha i vetmi që kishte qenë në Jugosllavi dhe që flisja serbo-kroatisht. Për bashkësinë ndërkombëtare qëllimet e shqiptarëve atëherë ishin të papranueshme. Një qëllim ishte „Shqipëria e Madhe", bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, tjetri „Kosova e Madhe" duke përfshirë aty zonat maqedonase dhe ato serbojugore, dhe qëllimi i tretë pavarësia e Kosovës, ajo çfarë kemi tani. Por të gjitha këto ishin të panegociueshme, sepse ishte një ligj i padiskutueshëm i konferencave, që nuk lejohet të ketë asnjë ndryshim kufijsh. Prandaj u thosha shqiptarëve, që ne mund të negociojmë vetëm mbi bazën e asaj, që më lejohet të negocioj.
Çfarë mund të negociohej?
Rugova, atëherë udhëheqësi i padiskutueshëm i shqiptarëve kishte dy parime të patundshme: Kurrë më nën Serbinë, të paktën të arrihej pavarësia, dhe tjetra, që kjo të arrihej vetëm paqësisht. Mbi këtë bazë mund të negociohej diçka dhe ne gjatë shumë viteve negociimi përpiluam një plan për qasjen me tre faza. Së pari të bëhej diçka për gjendjen e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Kosovë atëherë. Por për t‘u zgjidhur kjo na duheshin serbët, këtë problem nuk mund ta zgjidhnin shqiptarët. E dyta ishte që të arrinim një lloj normalizimi në disa sektorë, duke filluar me arsimin, pra shkollat, universitetin. Dhe e treta do të ishte statusi, pra cila do të ishte e ardhmja e Kosovës. Ishte shumë, shumë e vështirë të negociohej, kësaj i shtohej që brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe vetë në Konferencat e Jugosllavisë nuk kishte ndonjë interes për çështjen shqiptare.
Si mendoni ju, pse ndodhte kjo?
Geert-Hinrich Ahrens: Kur bashkësia ndërkombëtare arriti me Marrëveshjen e Dejtonit një zgjidhje për Bosnjen, BE publikoi një deklaratë, ku thuhej që problemet e Jugosllavisë në masë të madhe u zgjidhën dhe kështu konferenca mund të mbyllej. Por unë të paktën ia dola që grupi ynë i punës të vazhdonte me përpjekjet, por në fakt gati na i morën të gjitha kompetencat.
Ju si negociator kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë këshillonit përfaqësuesit nga Kosova, por palës serbe çfarë këshillash i dhatë atëherë?
Geert-Hinrich Ahrens: Momenti më interesant ishte menjëherë pas Dejtonit. Të gjithë ishin të kënaqur, shumë krenar që u arrit marrëveshja. Megjithatë OKB e miratoi një deklaratë zyrtare që e dënonte ashpër politikën e Serbisë në Kosovë. Atëherë unë iu thashë serbëve, kam pasur një bisedë të gjatë me ministrin e Jashtëm Milutinovic: Ju nuk keni për të dalë nga kjo situatë, nëse nuk bëni diçka për Kosovën. Unë kam biseduar edhe me zv. Ministrin e Jashtëm jugosllav Çiçanoviq, ai u zemërua, e më tha, ne sapo bashkëpunuam për Bosnjën e ju po filloni tani me Kosovën… por unë këmbëngulja. Nuk ka rrugë tjetër, duhet të lëvizni, i thosha. Dhe vërtet ata filluan të bënin diçka. Ata krijuan një grup negociues, ku ishte Maslloraviç, atëherë sekretar për çështjet e jashtme, i Serbisë, jo i Jugosllavisë së tretë, dhe Unkoviç, zëvëndëskryeministri i atëhershëm serb. Në atë moment më lëshuan një vizë gjashtë mujore, pasi vite me radhë na nervozonin me viza ditore, kisha madje edhe një makinë. Atëherë unë shkova në Prishtinë dhe Ibrahim Rugova ma tha troç, nëse ne nuk negociojmë tani, këtu do të flasin armët. Sepse pas Dejtonit, bashkësia ndërkombëtare nuk u kujdes më gati aspak për Kosovën.
A ishte kjo shkujdesje hakmarrja e mëvonshme?
Geert-Hinrich Ahrens: Rambujeja erdhi shumë vonë, deri atëherë kishin ndodhur shumë gjëra, shumë njerëz kishin humbur jetën. Pse nuk e bën të njëjtën gjë që në 1996-n? Po ata ishin shumë të fiksuar tek Bosnja dhe shumë krenar për Marrëveshjen e Dejtonit, që të them të vërtetën për mua nuk ishte edhe kushedi sa e qëlluar. Mbaj mend që kam folur edhe me Madeleine Albright, me Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit në Londër në Konferencën e Implementimit të Dejtonit. Ata dëgjonin me shumë simpati, i pranonin të gjitha, por nuk merrnin asnjë masë.
Erdhi Lufta e Kosovës, bombardimet e NATOs, marsi i vitit 1999 në atë kohë ju ishit i dërguar në Shkup, në kohën kur kishte një valë refugjatësh nga Kosova. Si e kujtoni ju atë kohë?
Geert-Hinrich Ahrens: Isha i dërguari special i Bashkësisë Europiane, ndërkohë Bashkimi Europian. Problemi kryesor ishte që në Maqedoni, ku situata mes shqiptarëve dhe sllavëve edhe ashtu ishte mjaft delikate, tani papritur erdhën shumë më tepër shqiptarë. Maqedonasit më thoshin, se deri tani asnjë refugjat nuk është kthyer, ata do të qëndrojnë këtu. Unë i sigurova, lexoj çdo ditë shtypin shqiptar, dhe të gjithë thonë që duan të kthehen në vendlindjen e tyre, Kosovë. Përsa i përket refugjatëve vetëm mund ta lëvdoj Tiranën, sepse Shqipëria që ishte shumë e varfër në atë kohë pranoi masa të mëdha refugjatësh, më shumë se gjysma shkuan në Shqipëri.
Nga këndvështrimi i sotëm, si do ta vlerësonit rolin e Shqipërisë? Ju ishit aty më pas tre vite Ambasador i OSBE-së...
Geert-Hinrich Ahrens: Përsa i përket krizës në Kosovë, intervenimit të NATO-s e para aq shumë refugjatëve, Shqipëria ka reaguar në mënyrë shembullore. Ata i pranuan në masë refugjatët, i strehuan, i kam parë vetë kampe të tilla si në Vlorë. Por edhe në Maqedoni ka pasur kampe shumë të mëdha të refugjatëve. Situata u bë e ndërlikuar, sepse intervenimi i NATO-s zgjati shumë më tepër se sa e mendonin ata. Millosheviçi rezistoi shumë gjatë, deri sa nuk mundi më. Kjo e ndërlikoi edhe situatën e refugjatëve. Megjithatë pati një fund të mirë, sepse pas lufte vërtet të gjithë shqiptarët u kthyen.
Si e shihni nga perspektiva e sotme këtë kohë dhe zhvillimin e Kosovës si shtet më vete, a do ta quanit një histori suksesi?
Geert-Hinrich Ahrens: Për shqiptarët është padyshim një sukses, sepse ata janë të pavarur dhe nuk janë më pjesë e një shteti serb. Për serbët, më kujtohet që i thoja Koshtunicës, pasardhësi nacionalist i Millosheviçit: Ju thoni që doni ta merrni sërish Kosovën, se është pjesë e Serbisë. Tani imagjinoni që bashkësia ndërkombëtare nesër ju thotë, ok, keni të drejtë, ne do të tërhiqemi deri tek njeriu i fundit, çfarë do të bënit ju atëherë?
E cila ishte përgjigjja e tij?
Geert Hinrich Ahrens: Nuk u përgjigj aspak! Por as nuk më përzuri. Ishte më se e qartë se shqiptarët do të kishin rezistuar deri tek personi i fundit, që të mos ktheheshin më nën regjimin serb. Serbët as nuk do t'ia dilnin dot, është një politikë jo realiste. Se ku do të çojë kjo në fund, nuk e di, por jam i sigurtë që edhe presidenti i Serbisë e di shumë mirë, se nuk do ta marrë më kurrë Kosovën.
Sot flitet për korrigjime kufijsh, apo këmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës. Si e shikoni situatën ju, apo thënë më mirë me titullin e librit tuaj, a është kjo „diplomaci mbi tehun e thikës", pra a është kjo kjo thikë me dy presa?
Geert-Hinrich Ahrens: Ju e dini që politika zyrtare gjermane nuk mbështet asnjë ndryshim kufijsh, sepse qëndron gjithmonë rreziku që shqiptarët në Maqedoni, Tetovë dhe viset e tjera do të donin gjithashtu t‘i bashkoheshin atij shteti. Kemi po ashtu vende me shqiptarë në jug të Malit të Zi, që kufizohen me Shqipërinë e jo Kosovën dhe pastaj është çështja e jugut të Serbisë në Luginën e Preshevës. Unë mendoj, se nëse në Beograd dhe në Prishtinë kemi qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike, që përfaqësojnë popullin e tyre, atëherë duhet që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë, nëse ata duan të bëjnë diçka me njëri-tjetrin. Por unë nuk shoh ende që në një të ardhme të afërt të arrihet një marrëveshje, ku Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Qëndrojmë tek tema e heqjes së kontrolleve kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës, pra një Shengen ballkanik, ideja u përmend nga kryeministri Edi Rama dhe shkaktoi reagime, po ju si mendoni?
Geert-Hinrich Ahrens: Unë mendoj nëse hiqen kontrollet kufitare me një marrëveshje dypalëshe dhe gjithçka është nën kontroll, kjo është diçka shumë pozitive.
*Geert-Hinrich Ahrens, diplomat gjerman me përvojë të gjatë, njohës i Ballkanit, nga shtatori i vitit 1991 deri në mars 1996 ka qenë negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, gjatë luftës në vitin 1999 ai ishte i dërguar i BE-së për çështjen e refugjatëve, më pas Ambasador i OSBE në Shqipëri.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38