Diplomati i lartë britanik humb jetën nga Covid-19 në moshën 37-vjeçare

Një diplomat i lartë britanik i vendosur në Hungari ka humbur jetën pas infektimit me coronavirus, tha të mërkurën Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.
Steven Dick, 37 vjeç, ishte Zëvendës Shefi i Misionit për ambasadën Britanike në Budapest.
Ai vdiq të martën pasi kontraktoi Covid-19, tha Zyra e Jashtme.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab tha: “Jam pikëlluar shumë nga lajmi për vdekjen e Steven”
“Stiveni ishte një diplomat i përkushtuar dhe përfaqësoi vendin e tij me aftësi dhe pasion të madh. Ai do t’u mungojë të gjithë atyre që e njohën dhe kanë punuar me të.”

Dick u bashkua me Zyrën e Jashtme në vitin 2008 dhe gjithashtu ka punuar në ambasadat britanike në Riad dhe Kabul, sipas biografisë së tij në faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar më shumë se 8,000 raste të coronavirusit dhe 435 vdekje, ndërsa Hungaria ka 226 raste dhe 10 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins në 25 Mars.