Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Diplomati i njohur komenton shkarkimin e Bushatit: Rama personalizoi politikën e jashtme, ministrat sa për numër
Diplomati i njohur, Agim Nesho e cilëson ushtar të kryeministrit propozimin e Gent Cakës për ministër të Jashtëm. Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, Nesho shprehet se politika e jashtme e vendit ka vuajtur nga personalizimi i saj nga kryeministri.
Ai thekson se ministrat e zgjedhur prej Ramës nuk kanë autoritetin që ta kundërshtojnë për mangësitë që ai ka në fushat që mbulojnë.
“Ministrat për të nuk personifikonin autoritete të fushës, por individë që do ta ndihmonin në realizimin e ideve të tij. Ndaj, ishte edhe një numër i madh ministrash të shkarkuar për 7 minuta në Asamblenë Kombëtare të PS. Duhet të themi se politika e jashtme gjatë qeverisjes Rama ka qenë një ‘shoë diplomacy’ pa vizion, pa vazhdimësi për të siguruar stabilitetin dhe sovranitetin e vendit, por një personalizim i Ramës për të vijuar me axhustimet e detyruara nga Ditmir Bushati.
Shqipëria për herë të parë jo vetëm që prishi balancat e marrëdhënieve ballkanike, por me futjen e Turqisë si një vend strategjik implementoi për herë të parë edhe politikën e saj të jashtme, duke i dhënë sinjalet të gabuara BE, sidomos me tezën ‘zero probleme me fqinjët, doktrina e Davutoglusë”, shprehet diplomati.
I pyetur për propozimin e ri për ministër të Jashtëm, Gent Caka, diplomati ndalet sërish te roli i Bushatit në diplomacinë e jashtme.
“ Bushati ndonëse i ri po arrinte të kuptonte se cilat janë vizat e kuqe që nuk duhet të shkelësh. Për Ramën, Bushati nuk përfaqësonte një autoritet, për arsye se një vit më parë në takimin me diplomatët e huaj Rama e depersonalizoi të gjithë shërbimin diplomatik dhe askush nuk guxoi ta kundërshtonte. Ky fakt ia forcoi bindjen se ministrat e tij janë vetëm numra. Të njëjtën gjë ia forcuan edhe kur i shkarkoi pa asnjë motivacion dhe vetëm me afatin 5-vjeçar”, tha Nesho.