Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Diplomati Nesho: Në Berlin “u tërhoq veshi” për të vepruar sipas normave
Diplomati Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” teksa foli për Samitin e Berlinit, tha se qeveria shqiptare nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Nesho u shpreh se në Berlin nuk u mor një vendim, por “u tërhoq veshi” për të vepruar sipas normave europiane.
“Samiti i Berlinit është qartësisht e dukshme që është bërë posaçërisht për Ballkanin Perëndimor. Merkel e ka iniciuar këtë samit. Samiti u bë për anëtarësim të mëtejshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Gjermania dhe Franca janë dy shtetet, që kanë rol parësor në hapësirën europiane.
Europa po e kalon krizën e vet dhe do të zgjidhë ato në Ballkanin Perëndimor. Është problem Kosova, ka probleme në Bosnjë, në vendin tonë në Shqipëri sigurisht, në Maqedoninë Veriore. Në samit nuk u mor një vendim me rëndësi, por Europa tregoi se në këtë rajon është zonjë e vetes”, u shpreh ndër të tjera Nesho.