Diplomati ngre dyshime për telefonatën e Ramës me Bolton: Nuk publikoi asnjë mesazh

Diplomati Agim Nesho  nge dyshime për telefonatën e kryeministrit Edi Rama me këshilltarin e sigurisë kombëtare të Donald Trump.

I ftuar në “360 Gradë’ në Ora News,Nezho tha se Xhon Bolton nuk ka publikuar asnjë mesazh në Twitter.

“ Diskutimi për Bolton. Për kuriozitet po shikoja këshilltarin e sigurimit kombëtar, Bolton për të gjitha twitter-at që kishte bërë. Një rutinë e ditës, ka telefonuar Alievin. Ka marrë kryeministrin e Gjeorgjisë. Sidomos për vendet që kanë njohur Venezuelën. Bile nuk e ka përmendur akoma. Të shohim nëse do ta përmend nesër”, u shpreh diplomati.

Ishte kryeministri Edi Rama, ai i cili nëpërmjet një postimi në Tëitter tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas Ramës në fokus të bisedës ka qenë Shqipëria dhe arritja e një marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.