Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Diplomati shqiptar na freskon kujtesën: “Doni të shkatërroni shqiptarët? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman”
Diplomati shqiptar, Shaban Murati ka publikuar fjalët e publicistit të shërbimit sekret serb, Dejan Luçiç, i cili foli në janar të këtij viti për planin se si mund të shkatërrohet shteti shqiptar.
Luçiç është shprehur se Shqipëria mund të shkatërrohet shumë lehtë nëse ekziston vullneti i shërbimeve sekrete serbe. Ai propozon grindjen mes toskëve dhe gegëve, apo mes të krishterëve dhe myslimanëve, për t’i dhënë fund Shqipërisë.
Kjo deklaratë publikohet nga Murati në një kohë kur debati për Skënderbeun dhe raportin e shqiptarëve myslimanë me shtetin vijon ende.
Reagimi i Shaban Muratit:
Freskim kujtese
“Doni të shkatërroni shqiptarët? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman. Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet, nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe. Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet tyre, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe myslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mund të shkatërrohet shteti shqiptar.”
Dejan Luçiç, publicist i shërbimeve sekrete serbe, janar 2017.