Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Diplomatia e ‘listës së zezë’: Nuk jam shkarkuar nga Cakaj; transferohem me punë në Shqipëri
Një tjetër diplomate ‘listës së zezë’ të Ministrisë së Jashtme, Blerta Derhemi ka hedhur poshtë informacionet se ajo është shkakruar nga nga puna.
Diplomatia shqiptare në Belgjikë sqaron se është transferuar në Shqiëpri dhe se emërimi i saj nuk ka lidhje me deklaratat e ministrit Cakaj për punësim nepotik. Derhemi këmbëngul se do të vazhdojë t’i shërbej vendit me të njëjtin përkshtim dhe devotshmëri, siç ka bërë deri tani, shkruan ajo ne nje postim ne 'Facebook'.
“Të nderuar miq dhe të njohur qoftë realë apo virtualë, me keqardhje po ju drejtohem për t’ju sqaruar në lidhje me përfoljen që po i bëhet emrit tim këto ditë në media, Blerta Derhemi (apo Bitri, po ja jap medias edhe këtë informacion nëse nuk e ka ende).
Nuk jam shkarkuar nga detyra, nuk jam në asnjë shkelje të rregullave dhe ligjeve, nuk ka asnjë parregullsi as në emërimin tim dhe as në kryerjen e detyrave nga ana ime, thjesht po transferohen në atdhe. Kush e njeh botën e diplomacisë e di mirë se ky është procesi më normal, ndaj ndihem e fyer dhe e cënuar moralisht me çfarë po lexoj për veten. Së bashku me mua është cënuar qetësia e prindërve, fëmijve dhe familjarëve të mi.
Jam pjesë e shërbimit të jashtëm prej 13 vjetësh. Emërimi im në Misionin e RSh pranë Bashkimit Evropian, ka ardhur pas 8 vitesh punë në Ministri, pa i trokitur kujt në derë, pa u servilosur, pa shkelur mbi parimet dhe dinjitetin që më kanë brumosur prindrit. Parime të cilat jam munduar t’ua transmetoj edhe studentëve të mi gjatë kohës që kam qenë asistent pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.
Kush më njeh e di mirë se kam zgjedhur përherë të jem larg ‘shoë off’, kam preferuar të flas ‘pa zë’, duke u përpjekur çdo ditë të rris veten profesionalisht dhe intelektualisht. Jam fëmijë e dy prindërve anonimë, tashmë arsimtarë në pension, që kanë sakrifikuar maksimalisht për të më shkolluar e arsimuar. Pra nuk kam pasur dhe as kam lidhje nepotike dhe as krushqira me asnjë parti, madje as nuk jam angazhuar ndonjëherë politikisht dhe jo se kjo nuk më është ofruar. Thjesht ka qenë zgjedhja ime.
Vazhdoj të mbetem diplomatja e Republikës së Shqipërisë me të njëjtin devocion dhe dashuri e përkushtim për punën, ashtu siç e kam pasur që nga dita e parë kur kam shkelur në atë institucion”, shkruan diplomatja shqiptare.
- Nga vajza e Paskal Milos te vëllai i Çanit dhe motra e Frangajt; ‘lista e fshehtë’ e Gent Cakajt për spastrimet në diplomaci
- Nga Samir Mane te gruaja e Ylli Ndroqit, kush janë 45 konsujt e nderit në Republikën e Shqipërisë