Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Diplomatja shqiptare nderohet me titullin “Qytetare nderi” në Itali
Diplomatja Gerarta Zheji Ballo u nderua me titullin Qytetare Nderi nga Bashkia e Lungros, në Itali.
Ky titull i është dhënë shqiptares për “kontributin e dhënë për përforcimin e marrëdhënieve kulturore dhe historike mes Arbërisë dhe Shqipërisë”, lexohet në vendimin e këshillit bashkiak, që u miratua me unanimitet.
Dje në Lungro u zhvillua ceremonia e dhënies së Qytetarisë së Nderit, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve rajonale, vendore, fetare, veprimtarë të shoqatave kulturore nga bashkësi të tjera arbëreshe, shumë qytetarë të Lungros, ndër të cilët këshilli bashkiak në tërësi.
Kryetari Beppe Santoianni theksoi se Gerarta ka kontribuar në vijimësi në promovimin e trashëgimisë arbëreshe. Lungro (Ungra në arbërisht) është qytet arbëresh i Kalabrisë me rëndësi historike, i themeluar në fund të shekullit të XV nga familje aristokrate me prejardhje nga viset shqiptare të Greqisë aktuale.