Flash News

KRYESORE

Dirigjenti shqiptar në Kanada mesazh Saimir Pirgut: Re viktimë e propagandës grabitqare të Edi Ramës

Dirigjenti shqiptar në Kanada mesazh Saimir Pirgut:  Re viktimë e

Qëndrimi i tenorit shqiptar, Saimir Pirgu kundër protestave të opozitës dhe deklarata se ‘do më duhen 200 mijë shfaqje mua që të rikuperoj një gomë të djegur që ndodhte në Lushnje para 10 viteve dhe ndodh sot në Tiranë”, nuk janë pritur mirë nga komuniteti i artistëve.

Dirigjenti shqiptar me banim në Kanada, që bojkotoi samitin për shkak të kostos së lartë, mbi 600 milionë lekë i ka shkruar një letër Pirgut, ku i thotë se ka rënë prej e propagandës së Ramës.

“Prandaj unë thashë dje që "Shqiponja e Artë" e Edi Ramës është shqiponjë Grabitqare, dhe për fat të keq, sipas meje, përfituesi dhe viktima e parë ishe ti i nderuar Saimir. “, përfundon Llapaj.

Letra e plotë.

I dashur dhe i nderuar Saimir Pirgu

Ne si shqiptarë krenohemi me ty kur të shohim në skenat prestigjioze anë e mbanë globit. Ti je qytetar i botës dhe me artin që bën i përket botës perëndimore dhe nuk ka pse të të vijë turp për një gomë të djegur se sipas kësaj llogjike artistët francezë, apo vetë Dudameli do ishin mbuluar me perçe tanimë.

Me që shkove në Tiranë, përveç takimit me KM dhe autoritetet e tjera shtetërore në mes shkëlqimit dhe vezullimit, a more mundimin të biesh në kontakt me pjesën tjetër të Shqipërisë jashtë atij Samiti?

A pyete se pse ata shqiptarë "barbarë", "shpellarë" (cilësime të Kr. Min për qytetarët e vet) janë të revoltuar? A shkove tek sheshi i Teatrit Kombëtar kur prej më shumë se 13 muaj, ditë e natë, artistë me remone botërore, intelektualë të spikatur, qytetarë të përgjegjshëm, rrinë roje në mbrojtje të një Monumenti të Historisë të Shqipërisë : Teatrit Kombëtar! Dhe jo vetëm, por edhe të Demokracisë, Lirisë, Kushtetutës nga një ligj tejet korruptiv(e vërtetuar) i kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj?

Prandaj unë thashë dje që "Shqiponja e Artë" e Edi Ramës është shqiponjë Grabitqare, dhe për fat të keq, sipas meje, përfituesi dhe viktima e parë ishe ti i nderuar Saimir. 😢

Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të arrish ti bësh 200 mijë çfaqje, edhe 2 milion, por jo me merakun dhe brengën për të rregulluar imazhin e një gome të djegur, por me shpresën dhe besimin se e mira vjen duke luftuar të keqen të mbartur në shpirtrat e zinj. Ky është edhe morali që shpaloset edhe në shumë opera, apo jo?

Të uroj vetëm të mira ngado që të shkosh!

Miqësisht,

Bujar Llapaj

Të fundit