Flash News

KRYESORE

Disa ditë parë lindjes së vajzës, partneri tradhton Khloe Kardashian

Vajzat e familjes Kardashian-Jenner janë shumë të famshme dhe kanë shumë të ardhura duke qenë se famen e tyre e kanë shfrytëzuar edhe për të bërë biznes.  Gjithashtu ata janë dhe “fashion-influencer” ndaj dhe ndiqen kaq shumë në gjithë botën.

Por me çeshtjet e dashurisë, mesa duket dy nga motrat nuk kanë dhe aq fat. Fillimisht ishte Kourtney Kardashian e cila jo vetëm një herë por disa herë është përballur me tradhtitë e ish-bashkëshortit, e cila për hir të fëmijëev e ka falur disa herë.

Kësaj radhe, është Khloe Kardashian e cila u përball me tradhtitë e babait të vajzës që pret ta sjellë në jetë shumë shpejt. Një skandal i madh ka shpërthyer në familjen Kardashian, pasi Tristan Thompson është filmuar duke u puthur dhe prekur në vende intime me një brune.

Mediat e kanë identifikuar atë duke thënë se është një striptiste që punon në Nju Jork. Lani Blair quhet brunia që ka joshur  yllin e NBA-së në një club në Manhattan të shtunën në mbrëmje, para se dyshja të drejtohej në hotelin “Four Seasons” në Nju Jork.

Lani Blair u fotografua duke e lënë hotelin ku qëndronte Thompson të hënën në mbrëmje. Por nuk mjafton me kaq pasi në një tjetër video të filmuar më 7 tetor 2017,  kamerat e sigurisë kanë filmuar lojtarin duke u puthur dhe prekur në vende intime me dy femra.

Nga ana e saj, Khloe nuk ka bërë ende asnjë reagim.

 

Të fundit