Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
nga Bujar Vukaj
Në vlerësim të situatës së krijuar, edhe pas ndërhyrjes së njëanshme dhe arbitrare të Rilindjes në rregullat e garës elektorale që po afron, me qëllimin malinj për të ndikuar sa më shumë të jetë e mundur në rezultatin e zgjedhjeve, për strukturat e PD, në qendër dhe në bazë, shtrohet me forcë detyrimi për të aplikuar mekanizmin kunndërpërgjigjës dhe sfidues të çdo skeme të paligjshme dhe amorale të Rilindjes.
Përballja e opozitës në garën e ardhshme elektorale me qeverinë dhe mekanizmat e saj të pisët, të manipulimit të votës, të njohura tashmë botërisht, kërkon medeomos aktivizimin me efiçencë të këtij mekanizmi që ka në dispozicion opozita – që ka të bëjë me afrimin gjithnjë e më shumë, deri në bashkimin e madh, të strukturave të bazës së PD me pjesën e madhe të qytetarëve të pakënaqur me qeverisjen aktuale, por të paangazhuar politikisht deri më sot, apo edhe të mashtruar nga qeverisja!
Konstatimet e shumta, nga secili prej nesh, të pakënaqësive të qytetarëve ndaj çdo aspekti të qeverisjes, në ambiente të ndryshme të jetës publike të vendit, duhet të nxisë punën e të gjitha strukturave të PD-s, duke filluar nga shtatori dhe që do mbyllet ditën e zgjedhjeve. Për këtë qellim strukturat duhet të evidentojnë dhe intensifikojnë kontaktet me qytetarët e pakënaqur nga kjo qeveri.
Kontakti me ta duhet të ndërmerret nga personat e duhur-antarë ose simpatizantë të PD, me biseda të vijuara dhe të sinqerta me ta, duke ndarë shqetësimet e përbashkëta mbi;
-gjendjen e vështirë ekonomike;
-mungesën e mbështetjes nga strukturat shtetërore;
-taksat dhe tarifat e rritura në vijimësi;
-diskriminimi ekonomik dhe pamundësi për akses në shërbimet qeveritare, në krahasim me mbështetësit e Rilindjes;
-papunësia e të rinjve dhe detyrimi i emigrimit të tyre;
-gjendja e rëndë e mjekësisë, të premtuar falas në 2013;
-mungesë mbështetje dhe subvencioni për bujqësinë, ndryshe nga premtimet e ‘13;
-pamundësi e ndjekjes së arsimit të lartë nga të rinjtë për shkak të tarifave të dy apo tre fishuara;
-mungesa e plotë e rendit dhe sigurisë publike, etj etj.
Qasja modeste dhe e sinqertë e demokratëve me ftesën për këtë pjese të popullsisë, do të duhet të përçojë te ata edhe vendosmërinë se qeverisja e ardhshme do të distancohet me forcë ndaj fenomeneve negative që karakterizojnë atë të sotme, si shpërfillja e qytetarëve deri në braktisje, vjedhja deri në plaçkitje e tyre permes rritjes së pamëshirshme te taksave dhe tarifave për qytetarë e biznese dhe shpërndarja e pajustifikuar e klienteliste e tyre në xhepat e një grupi gjithnjë e më te ngushtë miqsh dhe oligarkësh të afruar enkas me rilindjen dhe drejtuesin e saj, braktisja totale e qytetarëve në përballjen me pandeminë dhe pasojat e rënda ekonomike të saj, mashtrimin e tyre me pagat e luftes dhe luften vetë, diskriminim ekonomik të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti duke favorizuar mbështetësit e rilindjes etj, etj.
Kur shikon një blete dhe produktin që jep në fund të sezonit të saj të punës, mendon si ka mundësi që disa miza të vogla e mundësojnë tërë atë magji?!
Imagjinoni për një moment, sikur secili antarë, i çdo seksioni të PD-s ta vinte veten në rolin e një mize blete dhe ashtu si ajo kur bredh lule në lule për të mbledhur nektarin që mundëson mjaltin, të punonte çdo çast të lirë të ditës, çdo ditë, për të kontaktuar dhe biseduar me durim me të pakënaqurit me këtë regjim, ti dëgjonte dhe të qante hallet me ta, duke i inkurajuar se ka shpresë për një rrugë ndryshe, çfarë produkti spektakolar do mundësohej në zgjedhje!
Është ky momenti, që me rregullin dhe disiplinën e një blete, secila strukturë e PD-s, me axhendë të qartë mujore, të përcaktojnë masat, me detyra të qarta dhe të ndara për secilin antarë partie, për krehjen e zonës në juridiksion të saj, me qellim evidentimin dhe kontaktimin e secilës familje dhe antari të saj, për të cilat të kërkohet raportim në afatin e caktuar.
BLETA, më pëlqen ta quaj mekanizmin e artë që ka në dispozicion opozita për arritjen e qellimit final, i cili nuk është thjesht fitorja e zgjedhjeve, por një qeverisje e ndershme, me njerzit dhe për njerzit.
Mekanizmin e sipërcituar nuk mund ta ketë kundërshtari ynë, për shkak të pakënaqësisë së madhe që ka akumuluar pushteti i saj represiv dhe kleptokrat në popull.
Rilindja padiskutim do përdorë mekanizmin e saj të trysnisë mbi punonjësit e administratës qendrore e lokale. Do tentojë blerjen e votës së një pjese të votuesve të pavendosur, ashtu siç do tentojë shantazhin mbi votuesit e opozitës, etj. Ky mekanizëm i pisët, i bërë i njohur tashmë dhe i dalë boje, meriton të quhet Grerza, produkti i së cilës dihet…, është babzia në plaçkitjen e pasurisë publike, papunësia, humbja e shpresës dhe eksodi masiv i të rinjve dhe profesionistëve, bllokimi i integrimit europian të vendit etj.
Sigurisht që një rol të madh, në konsolidimin e mekanizmit tonë, për krijimin e kësaj aleance të madhe të demokratëve me qytetarët, (të cilët kanë vuajtur në këtë qeverisje – më e rëndë edhe se ajo e pushtuesve) – do të kenë Kandidatët për Deputet, të propozuar nga anëtarësia në mbarë vendin dhe që do të përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave dhe nga organet drejtuese të PD-s.
Me besimin se kandidatët e përzgjedhur, për të kryesuar “luftën”tonë frontale, (përballë skemave mafioze të manipulimit të vullnetit të popullit nga kundërshtarit tanë), do kenë përvojën e duhur politike, krahas vlerave të spikatura intelektuale dhe menaxheriale, por edhe karizmën e nevojshme për të siguruar mbështetje edhe nga komponentët sekondar, por të domosdoshëm për një fushatë elektorale efiçente.
I quajta sekondar, por që nga kontributi janë po aq parësorë, të tillë si përfaqësuesit e familjeve të medha, përsona me peshë dhe personalitet të fortë, që me reputacionin e tyre ndikojnë favorshëm rrjete shoqërore dhe familjare. Gjithashtu, përfaqësues të suksesshem të biznesit, etj.
Bleta, veç mizave punëtore që mundësojnë prodhimin e mjaltit, ka edhe disa miza të tjera me detyrën e ruajtjes së kosheres nga grerzat apo grabiqarë të tjerë të mundshëm të mjaltit. Në një përballje të mundshme me këta grabiqarë, për të mbrojtur mjaltin e kosheres, rëndësia e këtyre mizave është parësore!
Gjithashtu, mendoj se kandidimi për deputet, në një masë të caktuar, i personaliteteve nga shoqëria civile, bota akademike, personalitete të artit dhe shkencës apo sipërmarrës të suksesshëm, tej perceptimit, do ndihmonte realisht në hapjen dhe afrimin e PD-s me qyterarët.
Krijimi i Shtabeve Elektorale në çdo zonë zgjedhore, me përbërje të personaliteteve ndër vite të PD-s dhe pushtetit të saj, si dhe aktivizimi i domosdoshem edhe i elementëve te tjere sinergjizues në mbështetje të fushatës, të cilët do u bëhen krahë strukturave të derisotme të PD-s, do krijojnë ambientin e përshtatshëm për afrim të gjithë qytetarëve që duan ndëshkimin e këtij rregjimi dhe presin me padurim ndryshimin e madh! Mendoj se nuk mund të pretendohet mbështetje qytetare, pa u shtrirë dorën e pajtimit në radhë të parë demokratve të tërhequr për një arsye a një tjetër dhe pa arritë një kohezion të brendshëm. Procesi i propozimit të kandidatëve për përfaqësim politik është një hap i rëndesishëm në këtë drejtim. Shtabet Elektorale, në nivele të ndryshme të organizimit strukturor të partisë, gjithashtu do krijojnë mundësinë e gjithëpërfshirjes.
Krijimi i kësaj aleance të gjerë me qytetarët, duke e bërë edhe publike atë në komunitetet ku jetojnë, jo vetëm do e pengonte deri në bllokim mekanizmin e shpërndarjes se parave në këmbim të votës nga rilindasit, por edhe do mundësonte ngritjen e frymës së nevojshme për maksimalizimin e votës tonë, duke siguruar edhe prezencë të bollshme të mbështetësve tanë pranë qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve, me qellim mbështetjen e anëtareve dhe vëzhguesve tanë në komisionet e votimit dhe mbrojtjen me çdo kusht të votës, njëlloj siç bletët mbrojnë kosheren e tyre!
Duke i ndarë këto mendime me Ju miq, një pjesë edhe kolegë në Këshillin Kombëtarë, apo organe të tjera të PD-s, dua të jap një kontribut modest në përvijmin e një debati konstruktiv, për ndërmarrjen e masave të duhura, krahas shpalosjes së programit elektoral të detajuar, i cili besoj do prek çdo aspekt të jetës shoqërore dhe shtresë të popullsisë, me qellim realizimin e një fushate energjike që do na çojë në fitore!