Flash News

KRYESORE

Disa javë pas dasmsës së Sarës dhe Ledionit, Lori publikon foton e fustanit të saj

Disa javë pas dasmsës së Sarës dhe Ledionit, Lori publikon
Edhe pse u bënë disa ditë që ka përfunduar dasma e Sarës dhe Ledionit, ende flitet për të. Kjo dhe për arsyen se shumë detaje nuk janë publikuar, momentet më të bukura janë mbajtur në privatësi të plotë dhe çdo publikim i tyre përbën lajm. Lori Hoxha ka postuar një foto në Instagram ku duket që po jep dorën e fundit para dasmës. Lori ka marrë fashionistën e njohur amerikane Alex Brown, për t’u kujdesur për look-un e saj, e cila njihet për kurimin e imazhit të modeleve më të njohura të pasarelave si Kendall Jenner, Bella Hadid, Hailey Baldëin apo Romee Strijd. Lori vetëm pak ‘ka ngacmuar’ ndjekësit e saj, pasi nuk ka publikuar shumë nga fustani, megjithatë duket e mahnitshme. Dje ishte Sara ajo që postoi një foto nga dasma dhe sot Lori. Mesa duket familja Hoxha sapo hapi albumin, ndaj presim fotot të tjera.

Final touches for the big day ✨ special thanks to @alexbrownhair ❤️

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Të fundit