Flash News

KRYESORE

Disa këshilla për të shmangur gjendjen e “të fiktit” në verë

Disa këshilla për të shmangur gjendjen e “të

Gjendja e të fiktit ose Lipotomia karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijes.

Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut, për shkak të zgjerimit të enëve periferike, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit.

Gjendja e të fiktit mund të parandalohet nëse evidentoni shenjat e para që janë, marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin, humbje e ngjyrës së lëkurës, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, dhe tharje të gojës.

Në këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin.

Këshilla për të evituar të fiktin:

– Evitimi i daljeve në orët e pikut, këtu duhet pasur parasysh 10 paradite deri në 15-16 pasdite.

– Përdorimi i lëngjeve, i ujit në radhë të parë dhe i lëngjeve që vjen nga frutat e freskëta.

– Po kështu është më se i nevojshëm edhe përdorimi i perimeve të stinës.

– Të eliminohet përdorimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer dhe kafeinë.

– Ndërsa për sa i përket ushqimit duhet të eliminohen yndyrat dhe të konsumohen perimet.

– Të tregohet kujdes me higjienën nevojitet rritja e saj.

– Nevojitet shmangia e mjediseve të ndotura.

– Është e domosdoshme evitimi i ujit të depozitave.

Të fundit