Flash News

KRYESORE

Disa minuta shi dhe në Tiranë temperaturat bien me 15 gradë

Kanë mjaftuar disa minuta shi që në Tiranë temperatura të pësojë rënie drastike. Në mesditë temperature në kryeqytet arriti në 34 gradë, por pas rreshjeve të shiut zbriti në 19 gradë celsius, një rënie me 15 gradë.

Rreshjet e shiut pritet të përfundojnë gjatë pasdites, ndërsa mbrëmja do të jetë e freskët.

Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm për shkak të ujit në rrugë dhe rrezikut të bllokimit të akseve.

Autostrada Tiranë-Durrës rrezikon të përmbytet sërish nga uji.

Të fundit