Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Disa mund t`i kenë të bukura, të tjerë të thinjura apo si "fole zogjsh"; si të stiloni flokët e gjatë kaçurrele
Nëse jeni të bekuar me flokë të dendur, kaçurrelë, ju jeni gjithashtu të mallkuar sa i takon barrës së përkujdesjes së tyre. Të gjithë burrat me flokë të gjatë kaçurrela e dinë mirë këtë.
Është mjaft e vështirë të keni vetvetiu flokë të bukura kaçurrela, të cilat rrinë vetë pa asnjë lloj përkujdesjeje. Aq më tepër kur moti ka "kapriçot" e veta dhe i shndërron flokët tuaj kaçurrele në një fole zogjsh. Plus, ekziston fakti që të kesh këtë lloj flokësh kërkon njohuri shtesë dhe shumë më tepër produkte për t'i mbajtur nën kontroll.
"Një nga problemet më të mëdha që kanë flokët kaçurrela është se ata nuk përdorin produktet e duhura për llojin e flokëve të tyre," thotë Carlos Arriola nga Mexico City, që është një specialist i flokëve dhe stilimit të tyre.
Vetë Carlos-i ka flokë të gjatë dhe kaçurrela dhe ndihmon klientët e tij se si të menaxhojnë këtë "hall".
"Shumë probleme mund të shmangen," - thotë ai.
Ja disa këshilla nga Arriola për meshkujt që kanë flokë kaçurrele:
Kujdesi për flokët dhe produktet për kaçurrela të gjata
Menaxhimi i flokëve kaçurrel fillon me kujdesin e flokëve - produktet që pastrojnë, hidratojnë dhe ushqejnë flokët.
Arriola këshillon që flokët të lahen dhe të përdorin balsam, çdo të tretën ditë.
Ai gjithashtu shton se llojet e produkteve që përdorni duhet t`i përshtaten ekzaktësisht llojit të flokëve që keni: kaçurrele të vogla, si sustë, më të dendura, te lyer, të thinjur apo me valë.
Por një gjë kanë të përbashkët shampot dhe balsami, ato kanë ushqyes shtesë. Dhe, më pas, thotë ai, nëse flokët tuaj janë me të vërtetë të thatë ose të thinjur, ju gjithashtu mund të bëni një trajtim me maskë për flokët një herë në javë pas dushit. Aplikojeni atë për flokë të pastër, të lagur dhe shpëlajeni. Pastaj vazhdoni me regjimin tuaj si normal.
Ndërsa jeni në dush, përdorni një furçë për t`i krehur ato. I zbutni dhe e keni më të lehtë t`ju jepni formë.