Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Disa nga përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i çokollatës
Çokollata ka një numër përfitimesh shëndetësore. Ne po i rendisim më poshtë, por gjithsesi bëni kujdes të mos e teproni kur e konsumoni sepse përmban shumë yndyrë.
Çokollata është e mirë për zemrën
Studimet tregojnë se nëse hahet një sasi e vogël e çokollatës së errët dy ose tre herë në javë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Ajo përmirëson rrjedhjen e gjakut dhe mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të mpiksjes së gjakut. Gjithashtu mund të parandalojë arteriosklerozën (ngurtësimin e arterieve).
Çokollata ndihmon për trajtimin e kollës
Kur kemi kollë, gjëja e parë që mendojmë është çaji, ose uji i ngrohtë më limon dhe mjaltë. Mirëpo, mund të ketë diçka më të shijshme për të kuruar kollën tuaj-çokollata. Profesori Alyn Morice nga Universiteti Hull - një ekspert i vetëshpallur "ekspert i kollitjes" - pretendon se kakaoja është një nga përbërësit më qetësues.
Kundër plakjes
Universiteti i Harvardit ka bërë një studim në vitin 1998 që vërtetoi se ata që kanë konsumuar çokollatë 3 ose më shumë herë në muaj kanë jetuar një vit më gjatë se ata që nuk kanë ngrënë çokollatë. Është provuar gjithashtu se nëse konsumoni 12 katrorë çokollatë çdo ditë, kjo gjë mund t’ju ndihmojë të dukeni dhe të ndiheni më mirë.
Ndihmon për reduktimin e stresit
Çokollata është e vërtetuar shkencërisht që ul stresin. Mjekët në Amerikë e verifikuan këtë gjë në vitin 2009.
Ua mban flokët më të fortë
Konsumimi i një çokollate në javë mund të ndihmojë në zvogëlimin e humbjes së flokëve dhe mbajtjen e tyre të buta.