Flash News

KRYESORE

Disa nga risitë e iPhone X, modelit që kapërcen 9-n

Disa nga risitë e iPhone X, modelit që kapërcen 9-n

"TEN" dhe jo "X", kështu pritet të jetë emri i iPhone të ri, atë me rastin e dhjetë vjetorit. Ten (dhjetë) si dhjetë brezat e celularit që e kanë sjellë deri këtu modelin që nga viti 2007 e deri më sot.

I pari u prezantua nga Steve Jobs, dhe atë ditë bota e elektronikës së konsumit ndryshoi përgjithnjë, duke kaluar faza të ndryshme dhe duke mbërritur deri te 8-a aktuale dhe duke kapërcyer 9-n, mbërrin Ten-i (dhjeta).

Mënyra se si ka vendosur ta krijojë “Molla” ka qenë duke e bërë aparartin gjithnjë e më personal, një objekt që nuk ka më thuajse asnjë kontroll fizik dhe më të cilin duhet ndërvepruar me shikim, me me zë dhe me prekjen e ekranit.

iPhone X ekziston në dy ngjyra, gri hapësire dhe argjendi, dhe me dy hapësira memorie, 64 dhe 256 giga.

në dorë është si të kesh një ndërthurje ideale mes një iPhone dhe modelit plus: përmasat fizike janë më të përafërta me ato të smartfonit më të vogël, por kësaj here është i gjithi ekran, dhe zona e ekranit, 5,8 polëshe, ëhstë shumë e ngjashme me atë të modelit më të madh, vetëm pak më e mbledhur.

Por me iPhone X duhet duhet të vendosësh mbitëgjitha një kontakt viziv, sepse nëse nuk e shihni smartfoni nuk bllokohet, vetëm më pas mund të ndërveprohet me ekranin.

Të fundit