Flash News

KRYESORE

Disa nga ushqimet më të pasura me kalium

Disa nga ushqimet më të pasura me kalium

Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë lodhje, tension të lartë të gjakut, nervozizëm etj. Një person i rritur duhet të konsumojë rreth 4.700 miligramë kalium në ditë. Megjithatë mjekët nuk rekomandojnë ta teproni me sasisë.

Më poshtë po paraqesim disa nga ushqimet që përmbajnë kalium:

Patatja e ëmbël

Një patate e ëmbël përmban rreth 700 miligramë kalium dhe vetëm 131 kalori. Ajo është e pasur gjithashtu me fibër, beta-karotene dhe karbohidrate energjike. Sido që t’i hani (të ziera, të skuqura, pure etj) patatet e ëmbla janë një nga ushqimet më të shëndetshme dhe më të shijshme që mund të konsumoni.

Salca e domateve

1/4 filxhan salcë domatesh përmban rreth 660 miligramë kalium. Lëngu i domateve ka vetëm 400 miligramë kalium. Kështu, nëse doni të shtoni më shumë kalium në dietën tuaj ushqimore, bëni më shpesh makarona me salcë domatesh.

Fasulet 

Fasulet e bardha janë burimi më i mirë i kaliumit, në krahasim me llojet e tjera. Vetëm 1/2 e filxhanit përmban rreth 600 miligramë kalium.

Kosi

226 gramë kos përmban 579 miligramë kalium. Mos blini kos të frutave, sepse ata përmbajnë shumë sheqer, por në kos të thjeshtë shtoni fruta të freskëta në qoftë se dëshironi ta pasuroni aromën e tij.

Lëngu i karotës 

3/4 e filxhanit të lëngut të freskët të karotave përmban rreth 500 mg kalium. Përveç sasisë së lartë të kaliumit, karotat dhe perimet e tjera janë gjithashtu të mira për sytë.

Peshku 

Mishi i peshkut përmban gati 500 mligramë kalium për 3 racione. Kaliumi nuk është e vetmja arsye përse duhet ta përfshini peshkun në dietën tuaj ushqimore. Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit ka treguar se konsumimi i rregullt i produkteve të detit (jo ato të konservuara) rrit jetëgjatësinë dhe ul rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës me 35%.

Kungulli 

Përveçse një burim i pasur me vitaminën A dhe fibër, dhe me më pak se 50 kalori, kungulli është gjithashtu i pasur me kalium. Vetëm ½ filxhan me kungull përmban 448 miligramë kalori.

Bananet 

Kur bëhet fjalë për kaliumin, të gjithëve na shkon mendja tek bananja. Një banane e madhësisë mesatare përmban rreth 400 miligramë kalium.

Të fundit