Flash News

KRYESORE

‘Disa operatorë vazhdojnë në analog’, televizionet kryesore letër AMA-s: Merrni masa

‘Disa operatorë vazhdojnë në analog’, televizionet

Pas vendimit të AMA-s për fikjen e transmetimeve analoge të televizioneve, duket se disa prej tyre nuk e kanë zbatuar ligjin.

Përmes një letre drejtuesit e televizioneve, Top Channel, News 24, Ora News dhe Ora HD si dhe Report TV i kërkojnë AMA-s që të ndërhyjë duke detyruar edhe mediat që s’po respektojnë ligjin. Në letër thuhet se mediat që nuk po e respektojnë ligjin janë: Klan, Klan Plus, ABC news dhe Shijak TV, të cilat janë duke  transmetuar edhe në sinjal analog në qarqet Tiranë dhe Durrës.

‘Në mesditën e se premtes Klan po transmetonte në analog një telenovele, ndërsa Abc Neës, Klan Plus dhe Shijak Tv edicionet e tyre të lajmeve’, raporton TCH.

Operatorët televizive që e kanë respektuar ligjin përmendin shkelje që sipas tyre mund të shqyrtohen nga organet gjyqësore, duke kërkuar edhe dëmshpërblim.

Të fundit