Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Disa pyetje për Ministren e Mbrojtjes”, ish deputeti: Urdhri i saj duhet denoncuar me forcë
Zëvendës kryetari dhe ish-deputeti i LSI- së, Luan Rama, lidhur me grabitjen e Rinasit, i ka shtruar disa pyetje ministres së Mbrojtjes.
Rama ka theksuar se njëri pas tjetrit disa ministra, e pas tyre edhe Kryeministri, sipas një skenari mediokër dhe modeli të vjetër e të dështuar politik, kanë fajësuar kompaninë konçensionare që administron aeroportin.
Postimi i plotë:
Disa pyetje për Ministren e Mbrojtjes dhe siguria e aeroportit të Rinasit.
Njëri pas tjetrit disa ministra, e pas tyre edhe Kryeministri, sipas një skenari mediokër dhe modeli të vjetër e të dështuar politik, kur Presidenti apo Kryeministri bënte edhe prokurorin, edhe gjykatësin dhe, edhe policin, u shfaqën sëfundmi, dikush me zë e fugurë e dikush me shkrim pas sulmit kriminal të një grupi të armatosur në pistën e aeroportit të Rinasit, duke fajësuar kompaninë konçensionare që administron aeroportin, pa u shprehur më parë për këtë ngjarje organi i vetëm kushtetues që ka tagrin ligjor të hetojë e të ngrejë akuzë, që është Prokuroria.
Për shkak të atributeve kushtetuese dhe ligjore, ministrat dhe kryeministri i tyre logjikisht dhe ligjërisht duhet të jenë subjekte të hetimit për veprimet ose mosveprimet e tyre në lidhje me aktin kriminal të grabitjes me armë në avionin që gjendej në pistën e aeroportit, ndaj nxitimi i tyre për të gjetur e shpallur fajtorin është më së paku përpjekje e dëshpëruar prej panikut të fajësisë dhe po aq edhe një lajthitje ligjore, që na jep indicie të kuptojmë ose më së paku të hamendësojmë se kemi të bëjmë me një përpjekje për t’i imponuar prokurorisë vijësjelljen se ku duhet të hetojë e ku duhet ta gjejë fajtorin!
Në këtë kor qëndrimesh të komanduara, ishte edhe shfaqja e Ministres së Mbrojtjes, e cila pasi tha gjithashtu se: “... ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncesionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht”, na bëri me dije se “Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të konçesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”.
Se nga e di zonja ministre se ç’përmban hetimi i ngjarjes që sipas saj paska provuar “... se mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncesionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht”, duhet të na e thotë Prokuroria, por ajo që është më e rëndësishme e paradoksalisht edhe më alarmante në kumtimin e saj, ka të bëjë me urdhërin “që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”.
Së këtejmi është e udhës që të pyesim dhe zonja ministre duhet të përgjigjet duke dhënë referenca të sakta se mbi ç’bazë kushtetuese dhe ligjore është bazuar urdhëri i saj, dhe nëse është marrë më parë mendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura apo jo për këtë urdhër?
E sipas të njejtës logjikë, cili ka qenë ose është qëndrimi i Shtabit të Përgjithshëm?
A është Shqipëria në kushtet kur Policia e Shtetit dhe strukturat e Ministrisë së Brendëshme nuk garantojnë dot rendin dhe sigurinë publike, meqë kjo është detyra dhe misioni kushtetues i tyre, që të lindë nevoja e përfshirjes së Forcave të Armatosura ne detyra që kanë të bëjnë me sigurinë e rendit publik?
Sepse, pa dhënë shpjegime për pyetjet e mësipërme, gjithkujt i lind e drejta të mendojë se urdhëri i Ministres së Mbrojtjes është një urdhër që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me “Ligjin nr. 64/2014 Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
E, nëse është kështu, ai urdhër jo vetëm nuk duhet zbatuar, por duhet denoncuar me forcë!
Sepse, sipas Neni 173 të Kushtetutës, Forcat e Armatosura përdoren në kushtet kur:
- Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.
- Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin.
Ndërsa në ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në nenin 22, për përdorimin e Forcave të Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme thuhet:
- Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
- Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit, pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë”.
Pra, si Kushtetuta, ashtu edhe ligji, nuk lenë asnjë ekuivok apo hapësirë, që për të rivendosur rendin, Ministri i Mbrojtjes (ministrja në rastin tonë), të urdhërojë e përdorë Forcat e Armatosura.
Natyrisht, unë nuk e vë në dyshim aspak faktin që zonja ministre është nisur nga vullneti i mirë për të kontribuar që të garantohet siguria dhe rendi publik në aeroportin e Rinasit, por këto nuk janë çështje dëshirash apo vullnetesh individualë, por detyrime kushtetuese dhe ligjore të institucioneve të shtetit! Dhe në një shtet demokratik dhe vend anëtar të NATO-s, kontrolli civil mbi Forcat e Armatosura dhe transparenca e vendimmarrjes janë parime të detyrueshme për t’u zbatuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38