Flash News

KRYESORE

Disa veprime që duhet t’i ndaloni menjëherë pasi keni konsumuar ushqim

Disa veprime që duhet t’i ndaloni menjëherë pasi keni

Janë disa veprime të cilave duhet t’u themi ‘jo’ në momentin që sapo kemi ngrënë. Kjo pasi mund të na shkaktojnë probleme në shëndet.

Të pirët duhan

Edhe pse është ndoshta një nga gjërat më të dëmshme që mund të bëni me mushkëritë tuaja, nëse pini duhan, prisni të paktën disa orë pas ngrënies. Sipas studimeve, pirja e duhanit menjëherë pas ngrënies është e njëjtë me pirjen e dhjetë cigareve në të njëjtën kohë. Gjithashtu rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe mushkërive.

Gjumi

Të shkosh për të fjetur pasi ke ngrënë, provokon një djegie të stomakut përgjatë gjithë natës. Djegie, siklet, ënjtje! Një studim i shkollës së mesme të Universitetit Loannin zbuloi se njerëzit që rrinë të qetë dhe presin më gjatë për të shkuar në shtrat pasi kanë ngrënë, kanë më pak gjasa që të kenë goditje në tru.

Dushi

Kur bëjmë dush, trupi ynë rrit qarkullimin e gjakut që mbërrin në duar, këmbë dhe trup, gjë që zvogëlon sasinë e rrjedhës së gjakut në stomak. Kjo dobëson sistemin tretës, duke shkaktuar joefikasitet, i cili mund të shkaktojë dhimbje në stomak.

Ngrënia e frutave

Është më mirë që frutat t'i hani në stomak bosh. Nëse hani afër ose pas një vakti, fruti mbetet në stomak për një periudhë të zgjatur, duke shkaktuar mungesë tretjeje, urth dhe sëmundje të tjera.

Të fundit