Flash News

KRYESORE

Disinformuan publikun nëpërmjet Facebook-ut, procedohen penalisht dy persona

Disinformuan publikun nëpërmjet Facebook-ut, procedohen penalisht dy

Policia e Shtetit vazhdon të jetë vigjilente për të ndëshkuar të gjithë personat që abuzojnë me situatën e vështirë që Shqipëria po kalon. Dy persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen se nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, kanë përhapur panik me lajme destabilizuese.

Ata janë shtetasit E. Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe G. Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të faqes së internetit “JOQ”.

“Këta shtetas, nëpërmjet faqes nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët. Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019 ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky njoftim ishte tërësisht i rremë dhe dashakeq duke synuar përhapjen e panikut e frikës tek qytetarët.”, njofton policia.

Institucioni paralajmëron se po monitoron çdo minutë dhe do të procedojë penalisht çdo person që do të publikojë lajme të rreme, të cilat përhapin panik tek qytetarët.

“Në të njëjtën kohë, njoftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, Komisariatin Dixhital dhe në faqet zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale, për çdo njoftim të rremë që publikohet në rrjetet sociale i cili synon destabilizimin e qytetarëve. Policia e Shtetit fton median dhe qytetarët që për çdo situatë e cila mund të ngrejë dyshime ti drejtohen Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore për të marrë informacion zyrtar.

Të fundit