Disiplina heton dhunën e gjyqtarit, gjoba për Tiranën dhe Partizanin

Komisioni i Disiplinës javën që kaloi ka patur plot materiale për të analizuar nga futbolli shqiptar, sepse kanë ndodhur një sërë incidentesh. Madje, edhe skandale, si ai në ndeshjen e Shkumbinit me Dinamon, ku pamë dhunë ndaj gjyqtarit kryesor Sokol Dedja.

Me një njoftim zyrtar, Disiplina sot ka konfirmuar se ka çelur hetimin disiplinor për atë ngjarje të shëmtuar. Në derbin Partizani-Tirana, ndërkohë, tifozët e të dyja skuadrave prishën stolat e stadiumit dhe Disiplina i ka gjobitur me nga 2 mln lekë.

Vendimet:

– KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

– KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

– Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.