Diskutime për ndarjen e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë: Janë lojëra të rrezikshme

Gjermania, një nga shtetet më të fuqishme evropiane që ka ndikim në zhvillimet në Kosovë, ka dalë kundër idesë për shkëmbim territoresh, një iniciativë në të cilën raportohet se janë përfshirë politikanët kryesorë të Kosovës. Në një përgjigje për ‘Gazetën Express’, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se e mbështet pa rezervë integritetin territorial të Kosovës

Të premten dhe të shtunën është raportuar se klasa politike e Kosovës, është përfshirë në një aventurë të re politike për ndarjen e Kosovës, pak kohë pasi dështoi iniciativa për shfuqizimin e Gjykatë Speciale.

Por, shtete të fuqishme si Gjermania e kundërshtojnë fuqishëm ndarjen.  Gjermanët thonë se e mbështesin pa rezervë tërësinë tokësore të Kosovës, ndërkohë që lojërat për ndarjen e territoreve i konsiderojnë shumë të rrezikshme.

“Gjermania mbështet pa rezervë integritetin territorial të Kosovës. Lojërat me mendime rreth ndarjes të territoreve sipas përkatësisë etnike i konsiderojmë të rrezikshme, prandaj i kundërshtojmë. Këtë e kanë dëshmuar në mënyrën më tragjike konfliktet e fundit të armatosura në vitet 90”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane.

Në Kosovë flitet për ndarjen e vendit, pjesë e planit Serbia-Shqipëria-Greqia. Ftesa e Vuçiç për Austrinë dhe roli i Erdogani