Flash News

KRYESORE

Diskutimet/ Në 2019, shumica e pakursyer, opozita "gojëmbyllur"

Shumica shqiptare nuk është kursyer në fjalime dhe diskutime në vitin 2019, duke marrë një pjesë të mirë të kohës së përgjithshme, me pakicën që u la në hije. Ky është përfundimi i Institutit të Studimeve Politike (ISP) në raportin me titull “Parlamenti në kohën e krizës”.

Të dhënat krahasuese midis diskutimeve në seanca në katër sesionet e fundit parlamentare tregojnë se më 2019 ka pasur një shifër relativisht të lartë diskutimesh.

“Numri i lartë i tyre vjen në kontrast me faktin se gjatë periudhës janar-prill opozita nuk ishte fare e pranishme ose pjesërisht e pranishme në parlament, dhe për më tepër, pas dorëzimit të mandateve prej saj, mazhorancë “diskutonte” e vetme në seancat plenare. Përdorimi i transmetimit live në media i seancave, nevoja për të qenë sa më aktiv midis deputetëve, liria për të folur sipas dëshirës pa patur shqetësim nga pjesa tjetër bosh e sallës, por edhe synimi për të arritur tregues sa më të lartë në numrin e fjalimeve në Kuvend janë faktorët kryesorë që kanë çuar në shifrën e mësipërme.”, thuhet në raport.

Sipas ISP-së, kuvendi ka bërë edhe krahasimin midis mazhorancës dhe opozitës, duke arritur në përfundimin se gjatë 2019, “opozita ka mbajtur 33% të kohës së diskutimeve ndaj 66% të mazhorancës. Kjo shifër, në të njëjtën periudhë kohore të vitit 2018 ishte 53% opozita ndaj 47% mazhoranca, pra ka një përmbysje totale të raporteve për shkak të mungesës së opozitës parlamentare (PD e LSI)”.

Të fundit