Flash News

KRYESORE

Diskutimet në selinë blu, kur pritet të zhvillohet protesta masive

Diskutimet në selinë blu, kur pritet të zhvillohet protesta

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh para gazetarëve pas takimit me kryetarët e degëve se do ketë protesta të tjera në vijim, por pa dhënë data.

Burime nga sela blu bëjnë me dije për Politiko.al se në takim me strukturat është diskutuar për datat 6, 13 dhe 20 Prill për protestën masive. Megjithatë nuk është përcaktuar akoma data.

Ndërkohë do të vijojnë protestat në rrethe dhe në Tiranë para institucioneve. Ndërsa të shtunën pritet të zhvillohet protesta e radhës.

Kujtojmë që opozita ka djegur mandatet dhe kërkon një qeveri pa Edi Ramën në krye.

Të fundit