Flash News

KRYESORE

Diskutimi me dyer të mbyllura, deputetët gjermanë llogari Ramës: Luftoni kultivimin e drogës

Diskutimi me dyer të mbyllura, deputetët gjermanë llogari

Media gjermane, Deutsche Welle është përpjekur të zbulojë detaje nga takimi i kryeministri Edi Rama me deputetët e Bundestagut për Çështje të Bashkimit Evropian. Diskutimet ishin të qeta, por kreut të qeverisë shqiptare i është bërë e ditur se presin më shumë përpjekje në luftën ndaj korrupsionit, ndërtimin e një gjyqësori të pavarur dhe sidomos luftën kundër drogës.

“Për shumë deputetë të CDU/CSU-së shmangja e disa prej këtyre mangësive janë kushte, për çeljen e kapitujve të negociatave. Ato kanë të bëjnë me ndërtimin e një gjyqësori të pavarur, përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar, sidomos atij të drogës dhe realizimi i reformës zgjedhore. Ky ishte konsultimi i fundit i deputetëve në Bundestag, para se të krijonin opinionin për Shqipërinë, të cilin, sipas të gjitha gjasave do ta hedhin në votë në datën 27 shtator”, shkruan Deutsche Welle, që shton se gjasat janë që Shqipërisë t’i jepet një “Po” me kushte.

Deputeti socialdemokrat Christian Petry sqaroi se partia  e tij është duke finalizuar kompromisin me kristiandemokratët dhe kristiansocialët. Sipas Petryt "po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një "Po, me kushte".

Të fundit