Flash News

KRYESORE

Diskutimi te “Ligjet”, Bylykbashi: PD dorëzon kërkesën për referendum për importin e plehrave

Diskutimi te “Ligjet”, Bylykbashi: PD dorëzon

Më shumë se 1/5 e deputetëve të Kuvendit ka kërkuar zhvillimin e një referendumi për importin e plehrave në Shqipëri. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se Partia Demokratike kërkon që të pyeten qytetarët nëse e pranojnë apo jo importin e plehrave.

“Grupi i PD shtron një kërkesë referendare me pyetjen: A duhet të lejohet importi i mbetjeve në territorin e Shqipërisë, po ose jo?” Arsyet pse duhet t’i drejtohemi popullit është që ai t’i japë Kuvendit qëndrimin e tij si sovran”, ka deklaruar Bylykbashi.

Deputeti demokrat ka theksuar se rrethanat politiko-ekonomike dhe sistemi i drejtësisë që është në kolaps nuk mund të mbajnë nën kontroll organizatat kriminale të mbetjeve. Bylykbashi tha se ndërtimi i inceneratorëve është hapi i parë i qeverisë për lejimin e importit të plehrave.

Të fundit