Flash News

KRYESORE

Distancimi i ambasadës së SHBA nga protesta, reagon Braçe: Shpulla e parë amerikane

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas distancimit të ambasadës amerikane ndaj tubimit të Presidentit Meta.

‘Shpulla e parë amerikane’ e quan Braçe reagimin e ambasadores.

Ambasadorja amerikane Kim, reagoi pak më parë pasi flamuri amerikan ishte valëvitur në protestën e organizuar nga Meta, duke u shprehur se nuk ka të bëjë fare me këtë manifestim.

“Shpulla e pare amerikane:

E SURPRIZUAR TE SHIHJA FLAMURIN AMERIKAN NE “MANIFESTIMIN” E SOTEM....... .......NUK KEMI TE BEJME FARE ME “MANIFESTIMIN” E SOTEM!

I referohet mitingut te Presidentit te Republikes”, shkruan Braçe në Instagram, duke bashkangjitur edhe reagimin e ambasadores Kim.

Të fundit