‘Distancohuni nga tubimi i 2 marsit’, Patozi: Të dyja palët kanë të drejtë

Astrit Patozi i Bindjes Demokratike, duke komentuar protestën e dy marsit të thirrur nga Presidenti Meta, i referohet një komenti të fundit të ambasadës amerikane, e cila paralajmëroi qytetarët e saj të bëjnë kujdes gjatë tubimit.

Patozi i jep të drejtë ambasadës amerikane për paralajmërimin e ngritur, por shton duke ironizuar se “edhe Ilir Meta ka shumë të drejtë, kur premton se më 2 mars në Tiranë nuk do të ndodhë asgjë e keqe, sepse ka parasysh amerikanët.”

“Të dyja palët kanë të drejtë”, konkludon Patozi.

“TË DY PALËT KANË TË DREJTË

Ambasada Amerikane ka shumë të drejtë, kur paralajmëron qytetarët e vet që të qëndrojnë larg protestës së thirrur nga Presidenti, sepse ka parasysh Ilir Metën.

Por edhe Ilir Meta ka shumë të drejtë, kur premton se më 2 mars në Tiranë nuk do të ndodhë asgjë e keqe, sepse ka parasysh amerikanët”, shkruan Patozi.