Flash News

KRYESORE

Dita Botërore e Librit, përfitimet shëndetësore që vijnë nga leximi

Dita Botërore e Librit, përfitimet shëndetësore që

Nuk ka rëndësi nëse janë në letër apo në formë elektronike, librat mund të jenë me të vërtetë miqtë tanë më të mirë. Leximi është një mënyrë e shëndetshme dhe fitimprurëse për të menaxhuar kohën, hap horizonte të reja, zbulojmë gjëra të reja dhe stimulojmë kuriozitetin tonë.

Një libër i mirë është gjithashtu një shok udhëtimi që nuk ju lë asnjëherë vetëm. Ai na jep mundësinë të jetojmë një jetë paralele duke harruar të tashmen të paktën për pak kohë. Të lexuarit na ndihmon jo vetëm të kalojmë kohën në mënyrë konstruktive por ofron edhe shumë përfitime për trupin dhe mendjen.

Një romancë e bukur është e aftë të marrë të gjithë vëmendjen tonë duke na larguar nga problemet e përditshme. Një studim i Univestitetit të Sussex ka treguar se leximi është më efikas sesa muzika si një mënyrë për të luftuar stresin.

Mjaftojnë 6 minuta lexim në heshtje për të ngadalësuar frekuencat kardiake dhe për të çliruar tensionin e muskujve.

Të lexuarit është një ushtrim perfekt për mendjen, i nevojshëm për të mbajtur të ri trurin tonë. Leximi mban aktive memorien duke ndikuar pozitivisht që të mbajmë larg sëmundjet gjenerative si Alzheimer. Studiuesit nga Kalifornia shpjegojnë se gjatë leximit, gjaku në tru rritet, sepse leximi e angazhon tërësisht mendjen.

Të lexuarit të një libri stimulon përqëndrimin si dhe është një terapi shumë e mirë për t’u kujdesur për veten duke na dhënë mundësi të përmirësojmë humorin.

Të fundit